Rrugët e Tiranës janë të mbushura me atmosferë të ndezur për sfidën midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
Ashtu si në çdo sfidë të Kombëtares, Tifozët Kuqezi janë mbledhur disa orë përpara ndeshjes për t’u bërë gati që të nisin marshimin e tyre drejt stadiumit.
Ata janë mbledhur në një zonë përballë Piramidës dhe të gjithë së bashku kanë zgjedhur që ta ndezin akoma dhe më shumë atmosferën duke kënduar njëzëri: “Mora fjalë”.
PANORAMASPORT.AL