BallinaSportTifozi i veçantë i kombëtares tonë feston sot ditëlindjen: Është ditëlindja më...

Tifozi i veçantë i kombëtares tonë feston sot ditëlindjen: Është ditëlindja më e bukur që kam festuar

Tifozi i veçantë i Kombëtares Shqiptare, i cili pikturon në fytyrë flamurin kuqezi, Besmir Limani feston sot ditëlindjen. Edhe ditën e sotme tifozi nuk ka munguar ku në prag të ndeshjes shihet me shqiponjën e pikturuar në fytyre. Ai shprehet i lumtur që sot feston ditëlindjen me të gjithë tifozët e kombëtares, ku u shpreh se kjo është ditëlindja më e bukur.

“Nga ana ime unë ju përgëzoj të gjithëve që keni ardhur këtu për ditëlindjen time. Është ditëlindja më e bukur që kam festuar me ju bashkë. Faleminderit shumë! Do zoti me fitore sonte dhe forca shqipëri!”

Ndërkohë një tjetër tifoz ka zgjedhur një simbolikë të veçantë. Për të ndjekur ndeshjen ai ka zgjedhur që të vijë me një përkrenare si e heroit kombëtar Skëndërbeut në kokë

“Unë vij nga Suedia. Jam tifoz i vjetër, e mbështes kombëtaren në çdo ndeshje. Jo kjo ishte ideja ime(simbolika e Skënderbeut). Për herë të parë e kam parë në Stamboll të Turqisë. Do jem me tifozat kuqezi. Mendoj se do fitojmë 2-1.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular