Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.
Orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes Lindore por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.