Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Tiranë me qytetarë dhe sipërmarrës në Njësinë Administrative 6.
Përmes një postimi në Facebook, Basha njofton se e ka nisru ditën me një kafe mëngjesi me miq e bashkëpunëtorë në Qytetin e Nxënësve.
“Një kafe mengjesi me miq dhe bashkëpunëtorë në Qytetin e Nxënësve në kryeqytet”, – shkruan Basha.
Kreu demokrat po vijon turin e tij në të gjithë Shqipërinë për të biseduar me qytetarët për hallet dhe problemet që ka shoqëria shqiptare. Gjithashtu, Basha ka ndarë gjatë këtyre takimeve edhe vizionin e PD për të qenë në shërbim të vendit e shqiptarëve.