BallinaKryesoreMë 21 Tetor ndërkombëtarët zbarkojnë në Beograd, Vuçiç: “Pesëshja e fuqishme” do...

Më 21 Tetor ndërkombëtarët zbarkojnë në Beograd, Vuçiç: “Pesëshja e fuqishme” do vijë me gjëra të reja për Kosovën

spot_img
spot_img

Më 21 Tetor pritet që Beogradin ta vizitojë një delegacion prej 5 përfaqësuesish të komunitetit euroatlantik, të cilët sipas presidentit serb, do të shkojnë me gjëra të reja për Kosovën.

Pjesë e këtij delegacioni do të jenë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Gabriel Escobar, Emanuel Bonn, Jens Pletner dhe Francesco Talo, shkruajnë mediat serbe.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, njoftoi se gjatë vizitës së ardhshme të “pesëshes së madhe” në Beograd, do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai u tha gazetarëve se pret shumë punë në ditët në vijim dhe përsëriti se më 21 tetor, “”pesëshja e madhe” do të vijnë në Beograd me gjëra të reja rreth Kosovës.”

Presidenti i Serbisë bëri të ditur se të njëjtën ditë, në mbrëmje do të shkojë në Nju Jork, ku më 23 tetor do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e Kosovës.

“Këto nuk janë ditë të lehta, po ashtu shqetësohem për sanksionet me të cilat po luajnë të gjithë, nuk e kam fjalën për ne, por për Federatën Ruse, e cila gjithashtu mund të na godasë”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular