BallinaKryesoreÇmendet Petro Koçi: KiE është ruse. Reagon Tritan Shehu: Për të qarë...

Çmendet Petro Koçi: KiE është ruse. Reagon Tritan Shehu: Për të qarë e për të qeshur

Anulimi i delegacionit të Këshillit të Europës ka sjelle reagime te forta, sidomos tek ‘ushtaret’ e Edi Rames. Zv/ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi ka reaguar kundër vendimit të Këshillit të Evropës për të tërhequr vëzhguesit për votimet e 30 qershorit.

‘Këshilli i Europës një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia’, shkruan Koçi në një postim në ‘Facebook’.

Rusia u rikthye në Këshillin e Evropës pasi pezullimit që ishte bërë për shkak të aneksimit të Krimesë, territor i Ukrainës.

Reagimi i Koçit vjen pasi Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, për arsye sigurie vendosi tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar për të sjellë në Shqipëri më 30 Qershor. Ky vendim i është përcjellë zyrës së Këshillit Europian në Tiranë.

Reagon Tritan Shehu

Per te qare e per te qeshur “justifikimi” i Qeverise!!
E pabesueshme, zv. Ministri i nje nga dikasteret me te rendesishme edhe ne maredheniet nderkombetare, leshon “xhevahirin” e radhes, qe dedukton sikur:
–Vendimi i Keshillit te Europes per tu terhequr nga monitorimi i farses se votimit te 30 Qershorit, qenka bere nen influencen ruse.
A e di ai dhe kjo Qeveri se nje deklarate e tille absurde perben nje provokacion shume te rende edhe ndaj atij institucioni prestigjioz e shume te rendesishem, vecanerisht kur eshte fjala per te drejtat e lirite njeriut, demokracine e proceset e votimi.
Dikush duhet t’i shpjegoje Rilindjes se eshte hera e pare ne historine e Shqiperise demokratike qe ndodh dicka e tille shume e rende e shume domethenese, vecanerisht kur lexon motivimin: –Paqartesi per procesin zgjedhor e mungese e sigurise.
Keshilli i Europes eshte “roje” e vlerave europiane e demokratike, aty dominon koncepti e vizioni i BE-se, gje qe perpiqet tja tranzmetoje edhe vendeve te tjera antare, qe nuk jane pjese e asaj familje.
Masa te tilla kane ndodhur shume ralle, ne disa raste shume te vecanta ndaj ndonje vendi tjeter te tille, kur ka pasur kriza serioze demokracie e devijim nga parimet e saj.
—–Dhe ne fund si qartesim per genjeshtrat qeverisese:
Rusise nuk i jane pranuar akoma kredencialet per tu rifutur ne KiE, qe mbas agresionit ne Ukraine.
PikerIsiht keto minuta po behet nje diskutim i tille aty ne Asamble, mbas te cilit do te votohet.
Deri tashti ka shume kundershtime si nga Britania etj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular