BallinaSportVIDEO/Ndërroi fanellën me Jasir Asanin, por Ballist Morina ia dhuron familjes së...

VIDEO/Ndërroi fanellën me Jasir Asanin, por Ballist Morina ia dhuron familjes së dëshmorit në Kosovë, policit Afrim Bunjaku

Stadiumi “Air Albania” ka qenë i tejmbushur në ndeshjen e 12 tetorit, ku Shqipëria mori një fitore historike, 3-0, ndaj Çekisë. Në ngjarje të tilla nuk kishte si të mungonte edhe tifozi i famshëm Ballist (Ismail)  Morina, një nga katalizatorët që e çuan Shqipërinë e Europianin e 2016-ës.

Në fund të ndeshjes me çekët Ballist Morina ka ndërruar fanellën me Jasir Asanin. Por edhe në këtë rast ai ka treguar humanizmin dhe patriotizmin e tij, pasi fanellën që i dha autori i golit të parë ndaj Çekisë, ia ka bërë dhuratë familjes së policit dëshmor, Afrim Bunjaku.

Ballist Morina ka vizituar familjen e dëshmorit në Kosovë ku i ka dorëzuar në kornizë fanellën e Kombëtares që ia dhuroi Jasir Asani.

Ballist Morina e ka shpërndarë lajmin në profilin e tij në “Instagram,” teksa shkruan:

“Vizitë familjes së heroit të kombit, Afrim Bunjaku. Faleminderit Jasir Asani për këtë orvajtje të përbashkët, je kampion në fushë të blertë dhe jashtë saj. Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellën e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”

Linku i videos ku Ballist Morina dhe Jasir Asani ndërrojnë fanellat pas ndeshjes me Çekinë (VIDEO)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular