BallinaSportVIDEO/ Këngë, vallëzime dhe shumë buzëqeshje. Eufori në radhët e kuqezinjve edhe...

VIDEO/ Këngë, vallëzime dhe shumë buzëqeshje. Eufori në radhët e kuqezinjve edhe pas kthimit në stërvitje

Fitorja ndaj Çekisë i ka çuar një hap larg Euro 2024. Ndaj nuk është aspak çudi që stërvitja e sotme e kombëtares shqiptare të futbollit, ka parë kuqezinjtë shumë në humor. 

Ata kishin një ditë të lirë për të qëndruar pranë familjeve dhe miqve të tyre dhe euforia ka mbizotëruar edhe me kthimin nën urdhrat e Silvinjos, ashtu si në fakt duhet të jetë duke parë paraqitjet që kanë dhuruar.

Në vidoen e publikuar nga FSHF, shihen lojtarët teksa kthehen përsëri në stërvitje dhe në ambientet e e palestrës, kërcet muzika me këngë, brohoritje e vallëzime të lojtarëve që shfaqen shumë në humor.

Por kur vjen momenti për t’u kthyer në fushë për stërvitjen, euforia dukej qartësisht e transformuar në seriozitet. Të gjithë shfaqen të përqendruar te kërkesat e Silvinjos, edhe prurja e re, Marvin Çuni, në ditën e tij të parë mes kuqezinjve.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular