BallinaSport“E kam studiuar Bullgarinë”- Sylvinho: Nesër do të bëhen 3-4 ndryshime, ja...

“E kam studiuar Bullgarinë”- Sylvinho: Nesër do të bëhen 3-4 ndryshime, ja si qëndron e vërteta me Brojën

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë.

Trajneri Sylvinho tha se ndihet shume i sigurt me dy portierët, Strakoshën dhe Berishën, ndërsa sa i takon Armando Brojës ai tha se vendimi per të mos luajtur u mor pasi u konsultuan me mjekët e skuadrës së Çelsit.

“Mund të ketë patjetër disa ndryshime, trajneri ka luajtur 3 vjet në Premier Ligë dhe kush nuk do të donte ta provonte. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, jemi të sigurt me ata sepse kanë ekspericën e duhur. Jemi të sigurtë me ata në portë. E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në vecanti, sidomos nmumrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhën ndryshime 3-4, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të bëjmë 6-7 ndyshime në skemë.

Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe unë nuk është e drejtë të them emrat, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit.

Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 minuta u zëvendësua që të mos kishte probleme.

U kontrollua te ne , pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Çelësit dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Çelsi kjo e gjitha.”, deklaroi ai.

Sa i  takon eliminatoreve të Evropianit, trajneri u shpreh se objektivat vendosen në muajin nëntor, ndërsa theksoi se nuk ndihet i keqardhur për ndeshjen me Poloninë në mars

“Pa ndeshjes me Çekinë, Shqipëria ka bërë një hap të madh, jemi në një grup të fortë ku ka pasur shumë ndryshime. Janë në garë për tu kualifikuar Polonia dhe Çekia, jemi të ndërgjegjshëm për rrugën e bërë, kemi objektiva për të arritur dhe kjo do të vendoset në ndeshjet e nëntorit. Nuk jam aspak i keqardhur për Poloninë në mars, pavarësisht rezultatit më dha ca mundësi të mira për të parë gjendjen e skuadrës. Nuk e njihja ekipin, kam punuar me stafin nga 10 orë në ditë për të njohur grupin, më pas pata mundësinë që të njihja me lojtarët dhe të përgatisja më mirë ndeshjet e qershorit.”, deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular