BallinaAktualitetVIDEO/ Zbulohet kush është personazhi VIP që mësoi Macronin të fliste shqip....

VIDEO/ Zbulohet kush është personazhi VIP që mësoi Macronin të fliste shqip. Eshte ish-kapiteni i Kombetares….

spot_img
spot_img

Dollia që presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti në gjuhën shqipe për Shqipërinë, ishte padyshim një nga surprizat e mbrëmjes së djeshme në darkën që zhvillua në Pallatin e Brigadave me liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse me vështirësi, lideri francez arriti ta përfundonte me sukses fjalimin e tij të shkurtër dedikuar miqësisë franko-shqiptare dhe të gjithë e duartrokitën.
Por, kush e mësoi Macronin të fliste shqip?

Ishte ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, i cili është edhe pjesë e delegacionit francez të ardhur në Shqipëri mbrëmjen e së hënës. Gazetari Blendi Fevziu përmes një video krah ish-futbollistit ka zbuluar se ky i fundit ka qenë ai që ia ka shkruajtur Macronit përshëndetjen në gjuhën shqipe. Loriku ka treguar se Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, pasi iu desh vetëm tre herë ta lexonte për ta mësuar.

Blendi Fevziu: Por kush ia përktheu fjalët nga frëngjishtja në shqip dhe kush e mësoi se si të të thoshte apo ti artikulonte këto fraza? Ishte Lorik Cana që ia ka shkruajtur. Lorik udhëtove me avionin e presidentit Macron?

Lorik Cana: Po udhëtova me të, një eksperiencë e jashtëzakonshme, një ftesë e ardhur nga presidenti vetë për të qenë pjesë e delegacionit zyrtar francez. Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, i duhej dy tre herë ta lexonte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular