BallinaLifestyleFOTO/ Mbështeti Palestinën, revista “Playboy” merr vendimin drastik për Mia Khalifën

FOTO/ Mbështeti Palestinën, revista “Playboy” merr vendimin drastik për Mia Khalifën

spot_img
spot_img

Ish-pornostarja me famë botërore, Mia Khalifa, është pezulluar nga revista “Playboy”. Faqja për të rritur ka vendosur të anulojë kontratën me Mia Khalifën, për shkak se kjo e fundit ka dalë në mbështetje të Palestinës në luftën mes Hamasit dhe Izraelit.

Aktorja me origjinë libaneze shprehu mbështetjen e saj për kauzën palestineze në rrjetet sociale, veprim që i ka kushtuar një ontratë të madhe. Kompania e famshme ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë çështje.

“Ju njoftojmë për vendimin tonë për të ndërprerë marrëdhënien e ‘Playboy’ me Mia Khalifën, duke përfshirë fshirjen e kanalit “Playboy” të Mias në platformën tonë. Gjatë ditëve të fundit, Mia ka bërë komente të neveritshme dhe të dënueshme duke festuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Në ‘Playboy’, ne inkurajojmë shprehjen e lirë dhe debatin politik konstruktiv, por kemi një politikë zero tolerancë për gjuhën e urrejtjes. Ne presim që Mia të kuptojë se fjalët dhe veprimet e saj kanë pasoja”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e “Playboy”.

Por çfarë ka thënë më konkretisht Mia Khalifa për Palestinën?

Ish-pornostarja, disa ditë më parë, reagoi në rrjetet sociale, teksa, ndër të tjera, shprehej: “Nëse mund ta shikoni situatën në Palestinë dhe të mos jeni në anën e palestinezëve, atëherë jeni në anën e gabuar të aparteidit dhe historia do ta tregojë këtë me kohë”, ishte një nga komentet e saj.

Në një tjetër, ajo me shaka u kërkonte anëtarëve të Hamasit të “rrokullisnin telefonat e tyre dhe të filmonin horizontalisht”. Këto komente kanë mjaftuar që Mia Khalifa të ndërpresë kontratën me një nga kompanitë më fitimprurëse të përmbajtjes për të rritur.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular