BallinaAktualitetPD Korçë letër KQZ: Nga 27 qershori tubime pa afat, lironi ambientet

PD Korçë letër KQZ: Nga 27 qershori tubime pa afat, lironi ambientet

spot_img
spot_img

Partia Demokratike në Korçë i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në Bashkinë e Korçës dhe Pustecit, pasi i konsideron të paligjshme.

“Krim i rëndë vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec”, thuhet në letër.

Më tej, në letrën drejtuar KQZ, PD e Korçës njofton se nga data 27 qershor deri më 2 korrik do të organizohen tubime të ligjshme në të dyja bashkitë. Sipas opozitarëve, tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.




Dega e PD në Korçë kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ, VNV dhe QV, si dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

“Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimit, kryen krim dhe qytetarëve iu lind e drejta që të parandalojnë me çdo mjet demokratik kryerjen e një krimi”, thuhet më tej në letrën e PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular