BallinaAktualitet“Qepe llapën, qepe gojën, brockull je vetë”, sherri i plotë mes Bidos...

“Qepe llapën, qepe gojën, brockull je vetë”, sherri i plotë mes Bidos dhe Burimit në emision…

spot_img
spot_img

Profesori i Asociuar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ardit Bido, është përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” me analistin Genc Burimi.

Ndërsa po diskutohej për çështjen Beleri, dhe një studim të botuar nga Bido për vetëdeklarimin e rremë si minoritet grek në jug të vendit, Burimi i është drejtuar duke i thënë se ai nuk mund të flasë për këtë çështje pasi është palë me qeverinë, duke kujtuar se është në pozicionin e Drejtorit të Arkivave.

Bido ka reaguar duke thënë se nuk është palë dhe as ka konflikt interesi.

Pjesë nga debati: 

Ardit Bido: Për Fredi Belerin u bë një presion i madh nga shteti grek. Dy kryebashkiakë takuan Belerin dhe sot ikën me 70% të votave kundër. Ata shitën një nacionalizëm shumë të fortë që i duhej Greqisë për censusin për të rritur mbi 20% artificialisht nga njerëz që nuk identifikohen si grekë në Himarë dhe Konispol. U duhej Beleri sepse në Himarë kur nuk tejkalohet shifra 14.5% e njerëzve që e quajnë veten grekë, i duhej një kryebashkiak si Beleri. Kur kjo nuk u bë, Greqia heshti.

Genc Burimi: Pse duhet tu besojmë ne ju? Ju jeni palë, jeni në konflikt me Belerin.

Bido: S’jam pale.

Burimi: Je pale se je në konflikt gjyqësor e Belerin. Po ashtu je nënpunës që paguhesh nga Qeveria e Ramës.

Bido: Për mentalitetin tuaj…

Burimi: Mos përdor fjalën mentalitet se nuk ta lejoj.

Eni Vasili: Burimi lërë të përgjigjet.

Bido: Për mentalitetin tuaj që nuk dini as të dëgjoni por vetëm të flisni, dhe nuk thoni ndonjë gjë të zgjuar, të qenurit i paguar nga taksapaguesit shqiptarë, është i paguar nga kryeministri. Unë paguhem nga taksapaguesit shqiptarë,

Burimi: Pra nga qeveria shqiptare.

Bido: Nga taksapaguesit. E zbatoj në mënyrë perfekte ligjin e administratës publike, për detyrën që e bëj shumë mirë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga vetja ime për një post, a mund të përgjigjem? Për broçkullat që ju thoni, nuk jam në konflikt me Belerin.

Burimi: Broçkull je ti vetë. Vazhdoni të shani. Po shatë, do tju shaj.

Bido: Mua më paguajnë taksapaguesit për detyrën që e bëj shumë mirë. Kam bërë një studim shkencor që e pranojnë profesorët më të mirë shqiptarë dhe grekë!

Burimi: Ti paguhesh me rrogë nga shqiptarët, kështu që qepe llapën, qepe gojën. Nuk më intereson fare.

Bido: Juve ju intereson të greqizohet jugu i Greqisë, është punë për ju. Unë kam bërë një studim shkencorë, që e pranojnë profesorët shqiptarë dhe grekë. Atë pozicionon e punës nuk më bën mua vetveten siç bën ju të ndryshoni në varësi të pagesën që merrni. Unë jam i depolitizuar, nuk kam përmendur asnjëherë pro Rama, kundër Kurti.

Burimi: Ti je vetëm pro Rama…

Bido: Mund ta them unë që Greqia na ka bërë gjenocid, por jo ju, se jeni palë, sepse je në konflikt me dosjen që do flasim? Pse jam palë? Unë që kam bërë studim dhe kam faktuar që Beleri është për 20%, jam palë?

Burimi: Po

Bido: Të faktosh? Të bësh një studim shkencor është palë?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular