BallinaUncategorizedReshje shiu dhe ulje temperaturash, ‘surprizat’ e parashikimit të motit për sot

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ‘surprizat’ e parashikimit të motit për sot

spot_img
spot_img

Sipas MeteoAlb pritet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë freskim të menjëhershëm të motit në të gjithë territorin e vendit; përsa i përket reshjeve do të mbeten prezente në zonat veriore dhe jugore duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta zonat qëndrore të Shqipërisë.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin; për pasojë vranësirat do të jenë prezente, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Parashikohet që gjatë natës i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira disi më të pakta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita do të ketë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular