BallinaKronikePanik në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit, i riu tenton të...

Panik në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit, i riu tenton të vetëdigjet me benzinë

spot_img
spot_img

Një person ka tentuar të vetëdigjet me benzine në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit. Gazetari Armir Mehaj raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi.

Mësohet se i riu, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kërkuar që të takojë kryebashkiakun për të vazhduar shkollën e lartë. Pasi u informua për situatën, kryebashkiaku Hil Curri ka kontaktuar me të riun, ndërsa theksoi se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Për ngjarjen në fjalë ka ndërhyrë edhe policia, ndërsa pritet që i riu të transportohet në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që tenton të ndërmarrë akt ekstrem, pasi më herët kishte tentuar që të hidhej nga ura.

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, salla operative e Postës së Policisë Fushë Arrëz, është njoftuar se shtetasi T. Ll., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, kishte lyer trupin e tij me benzinë dhe po shprehej se do të vetëdigjej, në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet hetimore.

Shtetasi T. Ll. është shoqëruar në Postën e Policisë Fushë Arrëz, për t’u marrë në pyetje.

Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular