BallinaAktualitet“Kemi nevojë për rregullimin e godinës”, kreu i SPAK: Kufiri monetar prej...

“Kemi nevojë për rregullimin e godinës”, kreu i SPAK: Kufiri monetar prej 50 mijë lekësh na ngarkon në hetim, duhet të jetë më i lartë

spot_img
spot_img

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka ngritur shqetësimin e kufirit monetar prej 50 mijë lekësh për korrupsionin, duke theksuar se ngarkohen në hetim.

Dumani ka propozuar që këto raste të hetohen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe për SPAK-un kufiri të jetë më i lartë.

“Ndryshimet në kodin penal të vitit 2021, për korrupsionin është vënë një kufi monetar prej 50 mijë lekësh, është një kufi i cili na ngarkon në hetim dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm duhet të merrem me këtë çështje. Ky kufi monetar duhet të jetë më i lartë”, tha Dumani.

Gjithashtu gjatë diskutimit ngriti shqetësim dhe për kushtet në të cilat punojnë prokurorët e posaçëm.

Dumani tha se çështja e sigurimit të godinës është zgjidhur, por duhet që ajo të mobilohet dhe ndahet sipas nevojave.

“Kemi marrë një godinë, por kemi nevojë për ta mobiluar dhe për të bërë ndarjet e brendshme sipas nevojave. Zyrat kanë qenë për një institucion tjetër, dhe duhen ndarje të reja”, tha kreu i SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular