BallinaAktualitetAltin Dumani bën bilancin: Nën hetim 1 ish-ministër, ish-zëvendësministër, 6 ish-kryebashkiakë 2...

Altin Dumani bën bilancin: Nën hetim 1 ish-ministër, ish-zëvendësministër, 6 ish-kryebashkiakë 2 sekretarë të përgjithshëm dhe…

spot_img
spot_img

Në Këshillin e Integrimit, kreu i SPAK, Altin Dumani ka thënë se nga janari i këtij viti e deri në fundin e muajit shtator, janë regjistruar 151 procedime penale.

Gjatë fjalës së tij, Dumani ka thënë se nën hetim janë dhe funksionarë të lartë publikë të cilët kanë akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ apo ‘korrupsion’ duke i nxirë faqen kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Pa përmenduar emra, Dumani u shpreh se ish-ministër, një ish-zëvendësministër, 6 ish-kryetarë bashkie, 2 sekretarë të përgjithshëm, 3 ish-gjyqtarë, 1 ish-prokuror, janë nën hetim.

“Për periudhën nga 1 Janari 2023 e deri më 30 Nëntor 2023 janë regjistruar 151 procedime penale me 133 persona nën hetim. Nga këto, nën hetim janë gjithsej 13 procedime penale me 15 persona persona nën hetim, ish-funksionarë të lartë publikë publikë, ku përfshihen dhe ish-funksionarë të drejtësisë, si më poshtë: Një ish-ministër, një ish-zëvendësministër, 6 ish-kryetarë bashkie, 2 sekretarë të përgjithshëm, 3 ish-gjyqtarë, 1 ish-prokuror. 4 prej tyre kanë qenë ish-funksionarë të drejtësisë, nga të cilët 1 person rezulton të jetë i shkarkuar nga KPK-ja. Janë regjistruar dhe 7 procedime penale për 9 persona, ish-funksionarë të Policisë së Shtetit. Numri i procedimeve penale të regjistruar për funksionarë të Policisë së Shtetit është rritur me 75%”, tha Dumani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular