Nga Oana Glasu
E dija që kishe një roman të ri në punë, ndave me mua pak për këtë temë, por mënyra jote e të shkruarit dhe mënyra jote e të qenit më bëri të imagjinoja se do të dilje para publikut me një tjetër perlë letrare dhe nuk gabova kur lexova, falë ObserverKult, fragmentin e riprodhuar nga botimi. Ty të karakterizon një nga cilësitë që sot rrallë gjenden, pra modestia.
Je një njëri i edukuar dhe një talent të lindur që rrallë më është dhënë ta takoj në kërkimet apo preokupimet e mia letrare lidhur me gjuhën shqipe.
Je edhe verior ose më saktë dibran që i përket Lurës si kuintesencë e shpirtit më të cilën unë jam e dashuruar, d.m.th dialekt, zakone, thellësi.
Jam e lumtur të vërej sesi talenti yt për të treguar gjërat i jep kuptim eposit, e ndriçon dhe ngjall interesin e lexuesit, i cili më pas identifikohet me çështjet e paraqitura.
Shkrimi yt në këtë roman është i ndritshëm, i pasur, i saktë, i gjallë dhe ironik. Ndërgjegjia morale që kuptohet mes rreshtave është bisturia e kirurgut të shoqërisë ose avokatit të zërit kolektiv për arsyen ose për të rifituar dimensionin njerëzor të gjërave. Me aq sa lexova, teksti më la përshtypjen e temave kryesore, serioze të shoqërive të sëmura, por aftësia jote e shkrimit për të kombinuar erërat e shiut të vjeshtës sjell dritën që lajmëron ndryshimin. Patjetër vjeshta është metafora ime e zgjedhur, kur romani yt del në treg, duke dëgjuar përtej shiut, heshtjet që vijojnë pas një tjetër suksesi, që më shumë, nga larg, unë do t i ndjej si një simfoni shqisash, duke të lexuar! Ky roman me të cilin dole, më çon në tokat e shpirtit, natyrisht gjuhësore dhe mendore, që më japin bukuri, qetësi dhe pastërti, dhe besoj se të gjitha janë ende të mundshme.
Së fundi, dua të të rrëfej se kam pafund arsye trishtimi që nuk jam në Tiranë këtë vjeshtë. Por një shumë e rëndësishme që më ngjall një lloj shqetësimi, është ajo që nuk jam nesër me ty që të shoh si malet rrafshohen në një fushë bukurie! Paç fat! Ke të gjithë konsideratën dhe dashurinë time! Ndoshta jeta të ka mësuar apo është një deformim profesional, por ti je njeriu që hesht dhe bën!
Të përqafoj,
Oana Glasu