Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure (18 tetor) në zonën e Shkozës në Tiranë
Burimet bëjnë të ditur se është tentuar të bëhet atentat ndaj një të riu. Mësohet se disa persona me dy makina i kanë bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar më armë drejt makinës ku ndodhej i riu, me iniciale H.Xh, i cili shoqerohej edhe me nje vajze.
Për fat të mirë, plumbat nuk kanë prekur asnjëri.
Ndërkohë policia nuk raporton për të shtëna armësh, por burime bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes jane gjetur gëzhoja armësh.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.