Minatorët dhe pensionistët të cilët po protestojnë përpara parlamentit për pensionet e tyre, kanë përzënë deputetin dhe nënkryetarin e Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, i cili ka tentuar tu bsshkohet. Në videon e mëposhtme Bylykbashi shfaqet mes tyre për tu “qarë hallin”, por ata njëzëri i kërkojnë që të largohet dhe kështu ka ndodhur. Pensionistë dhe minatorë po protestojnë para Kuvendit. Ata kërkojnë njëzëri rritje të pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.
Protestuesit pasi i kërkuan policisë që të hapte rrugën, janë konfrontuar me këtë të fundit.