BallinaAktualitetMedia Çeke/ Edi Rama si Gruevski, po mendon se ku të kërkojë...

Media Çeke/ Edi Rama si Gruevski, po mendon se ku të kërkojë azil

spot_img
spot_img

Transitions Online, një nga mediat e krijuara pas rënies së komunizmit me qendër në Çeki dhe me fokus në Europën Lindore, raporton për krizën në Shqipëri duke thënë se vendin e pret një situatë e nxehtë.

Redaktori kryesor i këtij botimi, Ky Krauthamer, shkruan se duket si skenar i asaj që ndodhi në Maqedoni.

Vala e përgjimeve të dëmshme mund të ketë bërë që Edi Rama të pyesë veten nëse do të përfundojë si ish-kryeministri i Maqedonisë Veriore, Nikola Gruevski, qeveria e të cilit u rrëzua kur opozita zbuloi njëri pas tjetrit përgjime të zyrtarëve të lartë duke diskutuar për fiksimin e zgjedhjeve në mënyrë që të mbahej në pushtet për një dekadë autokrati Gruevski.

Skandali në Shqipëri shpërtheu më 5 qershor, kur tablodi gjerman, Bild publikoi biseda të zyrtarëve të qeverisë dhe anëtarëve të Partisë Socialiste me figura të krimit në Durrës, qytetin e dytë më të madh në vend.

Bild publikoi gjashtë telefonata që thuhet se ishin regjistruar nga policia në vitin 2017 gjatë një hetimi për një bandë të trafikut të drogës. Përgjimet zbuluan se ‘klani kriminal Avdylaj ishte përfshirë thellë në blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve në emër dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Partisë Socialiste, përpara zgjedhjeve parlamentare të atij viti’, shkruante Bild.

Në një telefonatë, kreu i dyshuar i bandës, Astrit Avdylaj, dëgjohet duke folur me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës për një listë të mbështetësve të Partisë Demokratike të opozitës në kompani. Avdylaj i thotë drejtorit që të mbledhë votuesit, në mënyrë që ‘ti shkundim pak’. “Ose të mbajnë vendin e punës dhe të na japin votën, ose të shkojnë në shtëpi (t’i pushojmë nga puna)”.

Bild publikoi një seri të re me përgjime më 17 qershor, duke zbuluar ‘blerjen e votave, kërcënimet dhe keqpërdorimin e posteve publike’ dhe ‘pengimin e votuesve të Partisë Demokratike’ gjatë votimeve në qytetin lindor të Dibrës në vitin 2016. Rama dëgjohet në një telefonatë duke i kërkuar një anëtari të Partisë Socialiste, Arben Keshi nëse ai e ‘ka arritur objektivin’, duke e siguruar që rezultatet të jenë ‘brenda pritshmërive’. Keshi ishte drejtor i një drejtorie për veprimtaritë e paligjshme të të huajve në Ministrinë e Brendshme në atë kohë, shkruan Bild.

Rama konfirmoi se regjistrimi ishte i vërtetë, por mohoi ndonjë shkelje, duke thënë se Keshi nuk ishte zyrtar publik në atë kohë, raporton Balkan Insight, duke shtuar se ai do të padisë gazetarin e Bild, Peter Tiede.

Me negociatat e Shqipërisë me BE aktualisht të pezulluara së paku deri në tetor, dhe me Ilir Metën që ka nisur kritika të ashpra ndaj Kolegjit Zgjedhor, me pretendimin se janë nën presion dhe shantazh për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, e diela me një temperaturë të parashikuar prej 33 gradësh, do jetë një ditë përvëluese në Tiranë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular