Ndërsa refuzoi publikisht një takim me Presidentin e vendit, Ilir Metën, kryeministri Rama thotë se ka një parandjenjë, për një tjetër lëvizje të Presidentit.
Ai e quan çmenduri antidekretin e tij, ndërsa thotë se pret enjë një tjetër. Por për këtë shprehëet se do flasë nga e hëna, pra pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Nuk dihet se për çfarë lëvizje flet kryeministri.
Lexoni statusin e tij të plotë në Twitter
E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor #KrenarpërPS