I ftuar në emisionin “Arena” nw RTV Ora deputeti Lefter Maliqi tha se me datën 1 korrik PS dhe PD do të arrijnë një marrëveshje me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Maliqi: Data 30 qershor do të jetë ditë e zezë e politikës shqiptare dhe e mazhorancës kryesisht. Me datën 1 do të jetë ditë e bardhë, pasi do të ketë një marrëveshje, një ndërhyrje të ndërkombëtarëve për shkak të kësaj që them unë që me 30 qershor nuk quhen zgjedhje të rregullta dhe nuk mund të bëhen. Dhe po ta shikoni edhe veprimin e presidentit së fundmi, i ka bërë ftesë edhe zotit Rama edhe zotit Basha, Rama e ka refuzuar, Basha e ka pranuar, kjo tregon që zoti. Meta, përsëri ia lë dopjo gjashtën kësaj politike, unë i thirra, nesër kur palët të akuzojnë njëra-tjetrën, ai thotë unë e bëra timen.