BallinaAktualitetPërfaqëson mbrojtjen e Berishës, avokat Gjokutaj: Ish-kryeministri nuk ka marrë njoftim për...

Përfaqëson mbrojtjen e Berishës, avokat Gjokutaj: Ish-kryeministri nuk ka marrë njoftim për vendim! Ka një ngërç procedural, ta zgjidhni ata që e kanë krijuar

Avokati Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.

Sipas tij këtu ka një ngërç procedural dhe duhet ta zgjidhni ata që e kanë krijuar.

““Zoti Berisha nuk ka seancë gjyqësorë, pasi vendimi nuk është ekzekutuar, pasi ai është vendim i paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga zoti Berisha. Ky është një proces i parregullt ligjor dhe në momentin kur Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e këtij procesi. Tani këtë ngërç procedurial duhet ta zgjidhin ata që e krijuan. Janë vendime të njëanshme të prokurorisë.”, tha ai.

Kujtojmë që për Berishën është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa në pranga u vu Jamarbër Malltezi.

Edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi është caktuar detyrim paraqitje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular