BallinaPolitikeA do ta lini mandatin e deputetit për t’u përballur me drejtësinë?...

A do ta lini mandatin e deputetit për t’u përballur me drejtësinë? Përgjigjet Berisha: Unë jam gati që…

Në konferencën me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjes nëse është i gatshëm të lërë mandatin e deputetit për t’u përballur me drejtësinë. Ai nuk iu përgjigj direkt pyetjes, por tha se është gati të votojë ligjin që ka dërguar në Parlament në 2012, por që është refuzuar nga Rama.

Pyetje: A jeni i gatshëm të lini mandatin e deputetit dhe të përballeni si qytetar i thjeshtë që të faktin që jeni i pafajshëm?

Berisha: A mund të të përgjigjem pak, për fat të keq që nuk jam fajtor e pranon edhe Edi Rama me larot e tij. Nuk kam shkuar në gjykatë as si fajtor as si i akuzuar si penalisht.

Në gjykatë jam dërguar si person nën hetim. Sa i takon hetimit unë do  mbetet gjithnjë i hapur.

Jam i gatshëm të votohet ligji që kam çuar në 2012 që mos ketë asnjë kufizim për deputetin. Deputeti të konsiderohet me kushtetutë i barabratë si të gjithë qytetarët e tjerë.

Unë këtë ligj kam dërguar në 2012, këtë ligj e kundërshtoi në mënyrë kategorike Rama dhe u detyrova të le hetimin për korrupsionin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular