BallinaOP EDPrishja e kontratës me mafien politike, është shpëtimi i Shqipërisë

Prishja e kontratës me mafien politike, është shpëtimi i Shqipërisë

spot_img
spot_img
Nga Prel Dedaj
Kryetar i degës së PD New York
Dalja, kohët e fundit e SPAK me veprime konkrete, ndaj krerëve të korrupsionit në vëndin tonë, është krejt normale të konsiderohet fillimi i fundit të mbretërisë së djajve, që për 33 vite pa ndërprerje u pasuruan vetëm ata e të afërmit e tyre, në dëm të zhvillimit të vendit e mirqënies së qytetarëve. Jemi informuar se edhe në Rumani, mbas rënies se regjimit komunist, nën flamurin e lirisë e demokracisë, u instalua mafia politike, duke ba që më shumë gjysma e 19 mijlon rumenëve, të merrnin rrugët e botës për mbijetesë. Ishte, vetëm përkujdesja dhe ndërhyrja e SHBA-s, që çliroj zhvillimin e vëndit, duke derguar prapa hekurave plot 140 ish ministra e zëvëndës të tyre, drejtorë e politikanë, që perveç sekuestrimit të pasurive të vëna në mënyrë abuzive, u dënuan edhe me burg, shumë syresh deri në 12 vite. Sot, shumica e rumenëve që kishin emigruar janë riatdhesuar. Gjithashtu SHBA, ishte që ndali dorën shkatrrimtare në Kroaci, duke përballur me ligjin, dënuar e ridënuar, disa me mbi 10 vite burg për pasurim të paligjëshëm, të 80 ish ministrave, zv/ministrave e kryeministra. Aktualisht Kroacia ka hyrë në rrugën e zhvillimit e përparimit, sa me të drejtë quhet perla e Ballkanit. Po në vëndin tonë, si është e mundur që aq vonë e me aq vështirësi po bëhet demontimi i mafjes politiko-shtetrore postkomuniste!?
Faktorët, mund të jenë disa, por mendoj se kryesorë janë vetëm dy.
Së pari! Asnjë dyshim nuk duhet të kemi, se politikanët tanë janë bashkë, të lidhur mes tyre me interesa e objektiva të përbashkëta, pavarsisht nga sulmet që lëshojnë ndaj njëri tjetrit, sa për të shpërndarë tym për qytetarët. Mos nxjerrja para ligjit e vrasësve të 21 janarit 2011 nga asnjëra palë, zgjedhja me unanimitet nga e majta në postin e presidentit të republikës të zotit Ilir Meta, e kënaqësia në heshtje që shkaktoj ky akt për zotin Berisha, si dhe e vërteta e publikuar pa dashje nga ky i fundit se Edi Rama paska firmosur ndryshimin e destinacionit të siperfaqes së sport-klubit Partizani nga pronë publike, në tokë truall për dhëndurin e “kundërshtarit” tij politik, më duken argumente më se të mjaftueshme, për të provuar sa thashë pak më lartë.
Së dyti! Vënia e mediave në shërbim të krimit e korrupsionit përkundrejt pagesave marramëndëse me paratë e vjedhura të shqipëtarëve, mendoj se është faktor me ndikim po aq sa i pari. Edhe për këtë do bindemi lehtësisht, nqse i referohemi reagimit mediatik në këtë moment, kur në fokus të drejtësisë është venë Sali Berisha e familja e tij, njeri prej krerëve të korrupsionit në Shqiperi. Hesht Edi Rama, duke ba, “çunin e mirë”, sikurë ai e mbështësit e tij, që i bajnë karashillëk djetësisë, janë diku andej nga Afrika e Jugut. Hesht edhe media ndaj kësaj heshtje.
Heshtin Ilir e Monika Kryemadhi, kur kohë më parë nëpër studio tv, kërcënonin Ramen me kafshim veshi, këputje në mes e më të fortit, e bashkë me Berishën iu premtonin shqipëtarëve se sapo të rrëzonin qeverinë, do iu buzqeshte lumturia, etj përralla si këto. Hesht edhe media, duke mos u kujtuar qoftë një gazetar a analist mbështetës i “legjendës”, të shtrojë pyetjen:-Ku janë Ilir e Monika Kryemadhi, në ç’kopësht me lule kanë qëndruar vallë, që nuk duken, kur aleati tyre permanent është në ditët më të vështira, për të mbrojtur pasuritë e tij, të vëna në rrugë amorale? Nderkohë Berisha edhe përse është plotësisht i bindur se Rama nuk ka asnjë ndikim në krijimin e kësaj situate të disfavorshme për te, nërmjet mediave e lehësve të paguar, i sulet këtij të dytit, që ti japë ngjyra politike verdiktit të drejtësisë, si e vetmja rrugë ku shpreson se akoma mund të spekulojë.
Pra, shqiptarët paguajnë me taksat e tyre, sherbëtorët e atyre që i kanë vjedhur e mjeruar pa ndalur për më shumë se tre dekada. Por një gjë është krejtë e sigurtë. Duke besuar tek vendismëria pa kthim e SHBA-s, për ta çliruar popullin shqipëtar nga kthetrrat e mafjes së korrupsionit e kontrabandës, fillimi i ndëshkimit të “Ali Babëve” shqiptarë, ka edhe fundin, i cili tashmë nuk është i
largët. Në këtë moment e shoh të nevojëshme, që në emër të degës së Partisë Demokratike të New Jork-ut, t’iu baj thirrje të gjith demokratëve pa dallim grupimesh, por njëlloj edhe gjith socialistëve të mashtruar nga lukunia hajdutëve, të cilët shpërdoruan besimin e dhënë nëpërmjet votës nga aspiruesit e ideve të majta, ta prishin kontraten me mafjen, dhe të bashkohen me votën e tyre tek ato grupime politike që kanë e do të kenë mbështetjen e SHBA-s e vëndeve të bashkimit Europian. Vetëm bashkimi ynë në këtë orjentim, do të sjellë ndryshimin, fundin e mafjes politiko-shterore dhe integrimin tonë në bashkësinë demokracive perëndimore.
 25.10.2023.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular