BallinaBotaRusia nis kryerjen e provës masive bërthamore, kundërsulm nga toka, deti dhe...

Rusia nis kryerjen e provës masive bërthamore, kundërsulm nga toka, deti dhe ajri

spot_img
spot_img

Rusia thotë se ka kryer me sukses prova të aftësive të saj për të kryer një kundërsulm masiv bërthamor nga toka, deti dhe ajri. Njoftimi u bë të mërkurën nëpërmjet një deklarate të Kremlinit.

Provat shihen si një shfaqje e force nga ana e Rusisë që përkon me tërheqjen e Moskës nga një vendim i mëparshëm, atë të ratifikimit të traktatin historik mbi ndalimin e provave bërthamore.

Stërvitja, e cila përfshinte lëshimin provë të raketave nga një bazë tokësore, një nëndetëse bërthamore dhe nga aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, vjen mes mosmarrëveshjesh të thella mes Moskës dhe Perëndimit, lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

Ndërsa tensionet janë në nivelin më të lartë të tyre që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962, Rusia, e cila ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, po avancon me shpejtësi drejt tërheqjes së vendimit për të ratifikuar Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Provave Bërthamore (CTBT). Moska ka thënë se po e ndërmerr këtë hap për të pasqyruar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të njëjtit traktat. Uashingtoni e ka nënshkruar dokumentin, por nuk e ka ratifikuar kurrë paktin.

Televizioni shtetëror ofroi pamje të ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i raportuar me video Presidentit Putin mbi stërvitjen, për të cilën ai tha se ishte një provë për “një sulm masiv bërthamor”, si përgjigje ndaj një sulmit bërthamor, nga një vend agresor.

Një raketë balistike ndërkontinentale ‘Yars’ u lëshua nga një vendndodhje në lindjen e largët të Rusisë, një nëndetëse me energji bërthamore lëshoi një raketë balistike nga Deti Barens dhe bombarduesit me rreze të gjatë verpimi Tu-95MS, kryen prova me raketa me vetëdrejtim të lëshuara nga ajri, thuhej në deklaratën e Kremlinit.

“Gjatë stërvitjes u provua niveli i gatishmërisë së autoriteteve komanduese ushtarake dhe aftësia e personelit të lartë dhe operativ në organizimin e trupave në vartësi. Detyrat e planifikuara gjatë stërvitjes u realizuan plotësisht”, vazhdonte më tej njoftimi.

Rusia kryen prova të herëpashershme të asaj që e quan, treshja bërthamore. Po kështu edhe Shtetet e Bashkuara kryejnë stërvitje të rregullta bërthamore.

Rusia e ka bërë të qartë se pavarësisht vendimit të fundit të saj, nuk ka në plan të braktisë moratoriumin e vitit 1992, që lidhet me Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Provave Bërthamore (CTBT), të cilin Moska e ka nënshkruar.

Rusia do të rifillonte një provë të tillë, vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do ta bënin këtë hap të parët, thuhej në njoftimin e Kremlinit. Ekspertët ushtarakë perëndimorë e shohin këtë si një lëvizje nga ana e Moskës, për të ngjallur frikë për çdo përplasje me Perëndimin./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular