Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se prokurorët e SPAK thanë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen, ndërkohë që avokatja tha se nuk kishte refuzuar, por vetëm kishte kërkuar më shumë kohë për të studiuar dosjen.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia.

Ndaj edhe gjyqi u shty për në orën 15:00.