Rrëzohet kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.
Vendimi i dha nga gjyqtarja e GJKKO Flora Hajredini.
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp edhe për një deklaratë të Edi Palokës, i cili ka zbuluar se militantët kanë bërë thirrje “për të rrokur armët”, duke theksuar se kryengritja do të jetë pa kthim.
“Kryengritja është paqësore por çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë dhe do të organizohet çdo herë e më shumë. Kjo është lëvizje e pa kthim. Ne do të fitojmë. Ne e meritojmë të fitojmë se kjo është lëvizja më parimore e demokracisë. Shkatërron Parlamentin në një mënyrë…beteja nuk ndërpritet”, theksoi Berisha.
“Kanë arritur njerëzit deri në ekstreme, ka pasur thirrje deri për marrjen e armëve, ta themi se është realitet, nga militantët janë bërë thirrje publike”, ka deklaruar Paloka një ditë më parë.