BallinaAktualitetAhmetaj në arrati/ Artan Hoxha: Ka aplikuar për leje qëndrimi në…

Ahmetaj në arrati/ Artan Hoxha: Ka aplikuar për leje qëndrimi në…

spot_img

Gezetari investigativ, Artan Hoxha, zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi në një vend të BE-së ku ndodhet prej disa muajsh, pasi u arratis nga vendi, për të mos u përballur me drejtësinë.

Artan Hoxha: Në rastin konkret të Arben Ahmetajt, autoritetet shqiptare po kërkojnë ta lokalizojnë. Unë nuk besoj se këta nuk e dinë se ku është, sepse Ahmetaj ka bërë veprime konkrete në vendin ku qëndron, u është drejtuar strukturave, agjensive të zbatimit të ligjit.

Artur Zheji: Këta e dinë dhe nuk kanë çfarë t’i bëjnë, apo duan që ta lanë aty?

Artan Hoxha: Që ta marrësh një person duhet të shohësh edhe praktikën e vendit ku ndodhet dhe çfarë hapash ka marrë ai.

Artur Zheji: Si është legjislacioni i atij vendi, e bën ekstradimin apo jo?

Artan Hoxha: Ka vende ku ne kemi marrëdhënie ekstradimi dhe nuk e sjell dot, si Adriatik Llalla në Itali. U kap Behar Bajri në Francë dhe gjykata franceze ka vendosur që ta sjellë në Shqipëri, por ai mund të aplikojë për azil. Nëse z. Ahmetaj, dhe unë di që ka aplikuar për lejeqëndrim apo qëndrim në një vend të BE-së, nuk mund të bëhet ekstradim nga ai vend për sa kohë që organet gjyqsore të atij vendi nuk janë shprehur për statusin e personit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular