BallinaAktualitetLuan Baçi thirret në SPAK, deputeti: Ja për çfarë më thirrën...

Luan Baçi thirret në SPAK, deputeti: Ja për çfarë më thirrën…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka treguar se sot është thirrur në SPAK pasi akuzohet për fshehje pasurie.

Në një emision televiziv, Baçi tha se paraqitja e tij në Prokurorinë e Posaçme u bë për t’u pyetur në lidhje me një denoncim që ishte bërë ndaj tij, përmes të cilit akuzohej për fshehje të pasurisë.

“Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë sot një oficer dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat. SPAK kishte marrë denoncimin, hapi dosjen. Më tha sa prona ke, i thashë kam këtë këtë… Jo po të më nxirrnin urdhër paraqitu, se nuk do veja nëse do ishte në atë formë. Ka procedurë ligjore”, tha Baçi ndërsa po fliste për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular