BallinaLifestyle“Iu q*iftë nona”- Dea Michelle rrëfen përballjen me fituesin e BBV pasi...

“Iu q*iftë nona”- Dea Michelle rrëfen përballjen me fituesin e BBV pasi e ofendoi rëndë, si nisi armiqësia mes tyre dhe “hakmarrja” e Luiz Ejllit: Ai po nxit njerëzit të më urrejnë

Dea Michelle ka treguar përballjen me Luiz Ejlli pasi ai e ofendoi rëndë gjatë një koncerti dhe marrëdhënien me të pas përplasjes mes tyre.

Ish-banorja e BBV ka treguar se herën e fundit që komunikuan së bashku, Luiz Ejlli i tha se do ta ofendonte sërish, duke shtuar se shmang çdo kontakt me të.

Blogerja deklaroi se fituesi i BBV dhe ish-konkurrenti i saj po nxit njerëzit që ta urrejnë, duke i kërkuar publikisht që ti udhëzojë fansat që të jenë më të dashur dhe më pozitiv.

“Jam prekur sepse këtë gjë unë e kam vuajtur shumë që kur kam pasur një përplasje me Luizin në BBV për shkak të një nominimi, që për mua ishte thjesht një lojë. Dhe kur kam dalë nga BIG-u, kam menduar se cdo gjë do të harrohet dhe kam dashur më të mirën për të gjithë, jo që kjo situatë do të vazhdojë. 

Kur ka vazhduar më pas në koncertin që ai pati, që nxiti në Shkodër një turmë me njerëz që të më urrenin mua dhe më pas live, më vjen keq që situata duhet të shkonte kështu. Ishte një moment live kur u takuam që më tha “unë do të të shaj prapë”. Unë e kam shmangur kur jemi takuar sërish. Nuk ishte as shaka dhe as batutë. 

Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, tí udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv”, tregoi Dea Michelle në “Se luan topi”.

Luiz Ejlli ofendoi publikisht ish-banoren në një nga koncertet e tij, ndërsa i dedikoi këngën “Oj Lujlia me limona”.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”- tha si, duke nxitur edhe turmën e fansave që ta ofendonin.

Armiqësia mes tyre nisi pasi Dea Michelle çoi në një nominim Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Kiara Titot. Pas televotimit, Efi u eleminua dhe këngëtari premtoi se do të “hakmerrej” ndaj saj.

“Do të të shkel me këmbë, do të të zgarravis”, iu drejtua ai banores.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular