-Rreth romanit “ Brenga e prokurorit” të Ahmet Prençit-
Nga Shefqet Meko
Kur kur njeriu u ndesh së pari me ligjin? A ishte instikti kriminal që “zgjoi” mençurinë njerëzore, apo guximi për tu ndeshur me të keqen? Fiton e mira apo e keqja,guximi apo frika, e drejta apo korrupsioni, iluzioni apo realiteti? Çdo brez ka sfidat e veta, por brezat e dy shekujve në Shqipëri kurrë nuk kanë qënë në mëdyshjen alarmante: ne apo ata? E mira apo e keqja? Jeta apo vdekja? Djersa apo “zarfat”?!..
Heroi i romanit “Prokurori” është pergjigjja. Martin Guri “skalitur” mrekullisht nga pena krijuese e Ahmet Prençit , do t’ju shokojë. Njeriu që ka jetuar “dy kohët” vjen by këtë roman “rreze mëngjezi” që ngjall shpresē, optimizëm duke varrosur fatalistët shqiptarë.
“Shqipërinë e bën dhe do ta bëjë drejtësia dhe ndershmëria”- ky është lajtmotivi i këtij romani mrekullisht shkruar. Martin Guri, prokurori që i është betuar kushtetutës dhe ligjit është një Promete i së drejtës shqiptare. Nuk friket, beson faktet, të vërtetat, duke himnizuar jetën dhe të mirën. Si askush tjetër talenti i Prençit ngjall shpresë,debat dhe pyetjen e madhe: A do na mundë e keqja kriminale? A është liria një zhgënjim apo shpresë që nuk vdes? Tek figura e kompletuar magjishëm nga Prençi do gjeni të gjitha përgjigjet dhe po aq debatet pa fund.
Pa asnjë ekuivok Ahmet Prençi sjell një “Natë me diell” në kontrast me “Natën me Hënë” të shekullit që shkoi.
Ju nuk do mundeni të “mbani frymën” deri në faqen e fundit të “Prokurorit”. Ahmet Prençi ka befasitë veta krijuese, por risia e tij letrare është “unaza misterioze” që çiftëzon si askush më parë dy romanet e sukseshme të autorit “Anja” dhe “Prokurori”. Mos lexo “Prokurorin” nëse nuk je befasuar nga “Anja” romani I parë i një poeti të konvertuar në romancier të kësaj dekade. Ahmet Prençi vjen tej lexuesi me një roman që të “le pa gjumë” për një të ardhme më të mirë. “Liria vjen me koston që duhet ta përballojmë”- kjo është “klithma” e autorit që do bini në “dashuri letrare”…