BallinaSportSot, “Topi i Artë”/ Fituesi është zbuluar prej kohësh, ka festë dhe...

Sot, “Topi i Artë”/ Fituesi është zbuluar prej kohësh, ka festë dhe për… Bellingamin

spot_img
spot_img

Lionel Mesi është favorit i madh për të fituar “Topin e Artë” të tetë të tij, kur mbrëmjen e sotme në Paris, “France Football” të dorëzojë trofeun për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2023.

36-vjeçari udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës në dhjetor, për herë të parë që nga viti 1986 dhe kjo e bën atë favoritin për ta rrëmbyer çmimin për herë të tetë në karrierën e tij, duke thelluar rekordin.

Ceremonia e “Topit të Artë” 2023 do të mbahet duke nisur nga ora 20:30 në “Theatre du Chatelet”. Tridhjetë lojtarë janë në listën e ngushtë, me Erling Halandin dhe Kevin de Bryjnen rivalët e argjentinasit.

Sulmuesi norvegjez i Sitit është pretendenti i dytë, pas sezonit vdekjeprurës 2022-‘23, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës fitoi trofetë e Premier Ligës, Champions-it dhe Kupës FA.

Siti e dominon listën e kandidatëve, ndërsa në garë janë edhe Ruben Diaz, Hulian Alvarez, Bernardo Silva, Rodri dhe Ilkai Gyndoan, që në verë kaloi te Barcelona. Kevin de Bryjne pritet që të renditet i treti në këtë garë.

BELLINGAM – Transformimi i Xhud Bellingamit nga një mesfushor klasi në një bomber te Reali, i ka rritur shumë kuotat e 20-vjeçarit anglez.

Djaloshi është ende larg nuhatjes së çmimit kryesor, por ai është gjithashtu i nominuar për Trofeun “Kopa”, që i jepet lojtarit më të mirë në botë U-21. Asnjë anglez nuk e ka fituar më parë trofeun dhe ai mund ta bëjë atë të tijin.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular