Nga Selami Spahiu
Pas romanit “Anja”, shkrimtari Ahmet Prençi solli ditët e fundit për lexuesit romanin “Brenga e Prokurorit”, një roman që trajton një temë të mprehtë të aktualitetit në Shqipëri, luftën kundër krimit, përballjen e ligjit dhe përfaqësuesve të tij me krimin. Eshtë një betejë jetike për mbaravajtjen e reformave, për fatin e shoqërisë, për të ardhmen e vendit. Në kushtet e Shqipërisë, kur sistemi i drejtësisë po përballet me reforma të mëdha, shumë përfaqësues të tij,
gjyqtarë apo prokurorë të inkrimuar, po e shohin veten jashtë sistemit. Në këtë klimë vjen në dritë romani “Brenga e Prokurorit”, një roman me një temë të mprehtë sociale dhe politike. Autori i romanit, Ahmet Prençi, një ish drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, sjell në këtë libër historinë e Martin Gurit, një prokuror në karrierë, i cili e konsideron veten ushtar të ligjit. Deviza e tij është ligji, ligji dhe vetëm ligji, pasi
kjo është kërkesë e shoqërisë shqiptare, pasi vetëm kështu mund të prosperojë vëndi. Martin Guri, në vështrimin e Ahmet Prençit nuk është një supermen, ai është thjesht një njeri i përkushtuar i ligjit, një njeri që ka perëndi dhe i falet vetëm ligjit. Ai nuk është i rënë nga qielli, as i dërguar i Zotit, ai iu përkushtua profesionit dhe në luftë me krimin vuri para një korracë të pakalueshme, ligjin. Autori Ahmet Prençi arrin të depërtojë në mëndjen dhe shpirtin e heroit të tij, Martinit, dhe na sjell një prokuror të respektuar, të përkushtuar ndaj profesionit, të ndershëm e të pakompromis. Eshtë heroi për të cilin ka nevojë sot shoqëria jonë, sistemi i drejtësisë, i cili për hir të së vërtetës, sot po përballet me probleme të mëdha, është përfshirë në një katarsis të thellë dhe shumë përfaqësues të tij po e shohin veten jashtë sistemit të drejtësisë si të inkriminuar, të lidhur me eksponentë të krimit dhe nuk kanl arritur të justufikojnë pasurinë. Gjithë këtë luftë që po bëhet sot për pastrimin e sistemit të drejtësisë
nga të inkriminuarit autori e sjell nëpërmjet një fabule të thjeshtë nga praktika e punës së prokurorit Martin Guri. Ai përballet në praktikën e punës së tij me një ngjarje të rënde kriminale, me autor një eksponent
të njohur të botës së krimit, i cili i falet vetëm parasë. Duhet shumë mund, shumë përpjekje, netë pa gjumë për të dokumentuar këtë veprimtarl. Martini me një këmbëngulje të admirueshme arrin të depërtojë në tunelet e nëndheshme të botës së krimit dhe të bëjë gati pretencën për këtë personifikim të krimit. Por në këto momente kur ai po e ndjente veten të çliruar nga hetimet dhe netët pa gjumë dhe dosja ishte gati të
çohej në gjykatë, në zyrën e tij u shfaq një grua me sy të magjishëm, e cila i kërkoi Martinit të mos e dënonte Marjanin. Ajo erdhi si era dhe iku pa zhurmë, duke e zhytur prokurorin në një situatë shumë të vështirë. Çkërkonte ajo grua, të cilën Martini e kish njohur kur ishte adoleshent. Çfarë e lidhte atë me personin e akuzuar për vrasje dhe trafik droge? Ajo nuk parashtroi thjesht një lutje, por kërcënoi prokurorin e çështjes. Heroi i romanit, Martini, vihet para një dileme të madhe. Ai risjell në kujtesë ato ditë kur 30 vjet më parë, kur ishte adoleshent,
kjo grua e bukur e kishte joshur në apartamentin e saj dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale disa ditë rradhazi. Po kjo histori u mbyll me kaq dhe Arjana largua nga qyteti ku jetonte për t’u shfaqur pas 30 vjetësh në zyrën e atij adoleshentit që tani ishte një prokuror i nderuar. Çe lidhte Arjanën me personazhin e krimit? Po Martini ç’lidhje kishte me personin e akuzuar për vepra të ndryshme penale dhe që priste të dilte para trupit gjykues. Mos vallë Arjani ishte frut i atij flirti të Martinit me Arjanën? Martini risolli në kujtesë momentet e kaluara me Arjanën 30 vjet më parë dhe rishfaqjen e saj në zyrën e prokurorit, duke e futur atë në një situatë shumë të vështirë. Nga një anë është ligji dhe në anën tjetër është njeriu. Edhe ai është njeri, ka familje, ka fëmijë. Ka joshje me para, ka kërcënime. Është një dilemë e madhe. Po prokurori ynë i ndodhur para një situate të tillë zgjodhi ligjin. Sepse me ligjin ai mbrojti betimin e vet, mbroji familjen e vet dhe kërkoi dënimin e merituar për të akuzuarin, edhe pse mund tl ishte gjaku i tij. Për Martinin ligji është i barabartë për të gjithë dhe të gjithë të barabartë para ligjit. Autori i romanit, Ahmet Prençi, me një gjuhë të thjeshtë, na ve të gjithëve para dilemës: ta dënojmë krimin apo të mbyllim sytë e veshët para tij. Prokurori Martin Guri, duke përcjellë edhe dëshirën tonë, zgjodhi të dënojë autorin e krimit, edhe pse ai mund të ishte fëmija i tij i padeklaruar.
Autori Ahmet Prençi ka skalitur në portretin e Martin Gurit, mbrojtësin e vërtetë të ligjit, për të cilin ka nevojë sot shoqëria jonë. Në promovimin e romanit disa ditë më parë, ishin edhe disa prokurorë dhe ne do të dëshironim që në punën e tyre secili të ishte prokurori Martin Guri. Shoqëria shqiptare sot ka nevojë për shumë prokurorë të tillë. Pas romanit “Anja”, që u prit shumë mirë nga lexuesit, veçanërisht rinia, romani “Brenga e Prokurorit”, është një tjetër hap i bukur i autorit Ahmet Prençi në rrugën e krijimtarisë letrare