Nga Florenca Meço (Kryetare e PD Berat)
Të dy aspektet janë të lidhur fort me njeri-tjetrin. Nuk ka transparencë të mënyrës së qeverisjes nëse nuk gjenden instrumentet e duhur për të rritur pjesmarrjen e publikut të gjerë në qeverisje direkte dhe në këtë kontekst, është kjo e fundit që garanton transparencën e vërtetë. Grupet e interesit që aktivizohen aktualisht nga pushtetet e te dy niveleve, janë kyther në pjesë e klientelës, të lidhur me fije interesi me projektin për të cilin konsultohen. Mjafton këtu të shihet edhe Strategjia e Komisionit Evropian të vitit 2001. Të dy këto elementë të aksionit politik të zotit Basha përsëriten në çdo takim prej tij. Vizion ky i gjerë, i rëndësishëm dhe mjaft i vështirë për tu realizuar nisur nga tradita e qeverisjeve okulte të kthyera në bunker në këto dekada, ku transparenca është demagogji e propagandë. Megjithatë zoti Basha po i premton të dyja duke dëshmuar një vullnet që në thelb shënon jo thjesht përparim, por përmbysje. Efektet e e nismës së mësipërme të artikuluar nga zoti Basha kanë jo vetëm me përfitim në kuadrin e një qeverisje transparente, të rritjes sē elementëve të demokracisë, por ajo shënon edhe një impakt direkt social mbi publikun e gjerë. Ky i fundit, duke u aktivizuar në forma më direkte në qeverisje, bëhet më i përgjegjshëm në të gjithë elementët sociale duke zgjeruar interesat e tij përtej atyre familjare ku kufizohet aktualisht. Një qeveri e cila nuk krijon mundësi për pjesmarrje direkte të popullatës në qeverisje, e kthen këtë të fundit në një turmë amorfe, pa interesa sociale, të plogët, të nënshtruar që pret gjithçka ti bëhet dhuratë nga qeveria.
Projekti i zotit Basha kërkon mbështetje të gjerë të të gjithëve, sepse synon shkundjen nga plogështia të të gjithëve.