Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së zhvilluar sot me Sali Berishën dhe deputetët e opozitës, ku deklaroi se nuk përjashton grevën e urisë si formë të aksionit opozitar kundër qeverisë.
Bardhi: Nëse mendojnë se do i shuajnë të drejtat e opozitës me përjashtime i kanë bërë llogaritë gabim. Koleget do jenë në mbledhje. Ndryshe nga hera tjerët kur nuk u njoftuan na njoftuan një orë përpara, por kemi marr vendimin që të shkojmë në mbledhjen e sekretariatit. Përjashtimet arbitrare të opozitës janë një shenj arrogance ndaj deputetëve, dhe u them të heqin dore nga aktet e provokimit të opozitës. Ti mohosh opozitës të drejtën të ushtrojnë të drejtat e tyre Edi Rama ka vërtetuar që jemi në një sistem një partiak.
Çdo provokimi do i përgjigjemi më mjete demokratike, jemi të gatshëm të bëjnë çdo sakrificë brenda hapësirës demokratike për tu vetëmbrojtur. Nuk ja dhurojmë mandatet Edi Ramës dhe kukullave të tij. Koleget e mi të mazhorancës janë në atë sallë për të mbrojtur dhe fshehur skandalet dhe vjedhjet e tij.