BallinaKryesoreAnalisti Ben Andoni: Meta do tradhtojë Berishën për PS, ja pse nuk...

Analisti Ben Andoni: Meta do tradhtojë Berishën për PS, ja pse nuk do të hetohet nga SPAK

spot_img
spot_img

Analisti Ben Andoni gjatë një interviste televizive ka komentuar hetimet e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe fletë-thirrjen e përfolur për Ilir Metën.

Andoni tha se dyshon që drejtësia t’i shkojë deri në fund hetimeve për Berishën apo për Metën, ndërsa theksoi se ky i fundit gjatë kohës që ka qenë President mund të ketë fshirë një sërë dosjesh që mund ta implikojnë.

Ndërkohë theksoi se Meta mund të rikthehet sërish në PS dhe të tradhtojë Berishën.

Dyshoj që një çështje drejtësie e kopsitur si duhet të shkojë deri në fund për Berishën. Shikoni ç’po ndodh me çështjen Gërdeci. Berishizmi është i gjallë, njerëzit e PD mbahen me Berishizmin pa Berishë tamam, nuk janë të zotët të nxjerrin një figurë të re. Gjatë kohës që Meta ka qenë president, besoj ka pasur mundësi të rregullojë dokumentacione për të cilat përflitet, për të mbyllur çështje.

Një pjesë e njerëzve që kanë marrë pjesë në drejtësi ose komisione hetimore tek ne mbajnë turpet më të mëdha, me mungesë të integritetit. Nuk besoj se për Metën do ketë pasoja të mëdha. Nëse grupi i Rithemelimit vazhdon kështu, patjetër që do jetë faktor. Sa më shumë të bien kreditetet e PS, nuk është çudi që Meta të shkojë në familjen e vetë”, tha Andoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular