Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku i ka konsideruar “abuzim madhor” punimet në rrugën e Arbrit, ku asfalti u ça mes përmes pas reshjeve të shiut.
Çollaku, si deputeti i qarkut të Dibrës, garantoi se “dosja e madhe e abuzimit do trajtohet shumë shpejt nga SPAK”.
Ai publikoi foto nga gjendja e rrugës, duke u shprehur se ka një cilësi të degraduar të punimeve.
“’Rruga e Arbrit” një rruge qe nuk mbaron kurre, nje cilesi e degraduar e punimeve, nje abuzim madhor.
Shikoni ne cfare kushtesh eshte rruga “e re”. Nje ngjarje e madhe korruptive ne kete vend, ku SPAK shpejt do te kete ceshtje per te trajtuar, nje dosje te madhe abuzimesh, kete ua garantoj si deputet i Qarkut Diber”, shkroi ai në një postim në Facebook