BallinaAktualitetNjë "prokuror" i SPAK i maskuar si qytetar dixhital i shkruan Berishës:...

Një “prokuror” i SPAK i maskuar si qytetar dixhital i shkruan Berishës: Faleminderit doktor që na shpalle organizatë kriminale!

spot_img
spot_img

Sali Berisha i cili ndodhet nën hetim për korrupsion pasiv dhe me dhëndrin, Jamarbër Malltezi në burg, ka vijuar edhe këtë të shtunë sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme. Në faqen e tij në fb ai ka shpërndarë mesazhin e një qytetar dixhital, i cili pretendon se është prokuror i SPAK.

“Prokurori” i maskuar si qytetar dixhital pasi falenderon Berishën që ka zbuluar grupe kriminale brenda institucionit ku punon edhe vetë, ka denoncuar edhe 3 “kolegë” të tij, mes të cilëve “rastësisht” gjendet edhe kolegja që po heton Berishën.

“Përshëndetje doktor,  jam prokuror në SPAK. Me këtë rast dua t’ju falenderoj për denoncimin e grupeve të strukturuara kriminale në SPAK. 

Ju lutem informoni publikun se Taulant Balla dhe Qazim Sejdiu kanë sjellë në SPAK nga Elbasani, tre prokurorët mbrojtës të bandës së Elbasanit dhe të krimeve të Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit: Alfred Shehun, Enkeleida Millonajn dhe Kreshnik Ajazin. 

Këtyre prokurorëve iu doli Taulant Balla në përgjime si porositës vrasjesh. Por prokurorë dhe gjyqtarë vendosën prishjen e përgjimeve për të mbrojtur Ballën.

Prokurori Alfred Shehu, për të mbrojtur Taulant Ballën, mashtroi publikisht para mediave më datë 22 prill 2021 se në makinën e Mehmet Grecës, anëtar i bandës së Elbasanit, trafikant i dënuar 7 vite në Britaninë e Madhe për trafik droge dhe anëtar kryesor i shtabit elektoral të Ballës, nuk kishte material elektoral. Ndërkohë që sipas procesverbalit të kontrollit të policisë, makina e Grecës ishte plot euro, karta identiteti të mbledhura nga qytetarët dhe fletë votimi.

Prokurorja Enkeleida Mellonaj ishte prokurorja që mori në Elbasan dosjen e skandalit të vjedhjes me inceneratorin e Elbasanit. Qazim Sejdini falsifikoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nuk shpërndau asnjë material, as dhe proces verbal.  Për më tepër, Qazim Sejdiu mori tokën e qarkut dhe jo të bashkisë Elbasan. Por Millonai e mbuloi këtë falsifikim këtë vepër kriminale. Në rast se kërkoni në Elbasan do të gjeni fatografitë e saj me Suel Çelën.

Prokurori Kreshnik Ajazi, vëllau i ish-këshilltarit të Taulant Ballës dhe deputetit të PS-së, i kërkoi gjykatës dhe shkatërroi përgjime të autorizuara po nga gjykata në të cilat dilnin qartë lidhjet e Ballë me bandën e Elbasanit, me vrasje dhe vepra të tjera të rënda”, i shkruan Berishës, prokurori i SPAK i maskuar si qytetari dixhital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular