BallinaPolitikeIsh Presidenti Bamir Topi: Nuk e kam problem të takohem me Bashën...

Ish Presidenti Bamir Topi: Nuk e kam problem të takohem me Bashën dhe të kthehem në politikë!

spot_img
spot_img

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi komentoi situatën politike të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në News24.

‘I sugjeroj Bashës të bëjë transparencë marrëdhënien e tij me Berishën’, kështu deklaroi ish-presidenti, ndërsa shtoi se do donte të shihet progres te kryedemokrati, por ende po i sheh gjërat si të paqarta.

Ndër të tjera ai tha se një politikan ndonëse ka bërë gabime, ka mundësi për të gjeneruar pozicionin, por jo i vetëm, ndërsa shtoi se duhet të krijojë një ekip, bindje dhe të japë mesazhe.

Pjesë nga intervista me gazetaren Nisida Tufa:

Jeni shprehur optimist për Bashën , ju duket në progres apo në gjendje stanacioni

Topi: Do doja të shihja në progres, por ende nuk shoh gjëra të qarta. Sërish e inkurajoji se ka nevojë për zëra të tjera. Zëri i tij në Parlament është i inekzistent për fat të keq. Situata e demokracisë që shihet në Parlament është shumë e rëndë.

Çfarë duhet të bëjë në këtë gjendje?

Topi: Unë se kam problem edhe sikur të takohem. Jam shumë i interesuar për politikën se është për vendin tim. Njerëzit që do të mbështesin Bashën që mund të shtohen ne numër, vetëm nëse bën transparencë të plotë të marrëdhënieve me Berishën, njerëzit kanë ende paqartësi. Një politikan ndonëse ka bërë gabime, ka mundësi për të gjeneruar pozicionin, por jo i vetëm. Duhet të krijojë ekip, bindje, të kenë mesazhe. 24 orë në 24 orë, nuk ka kohë për pushim.

Tjetër gjë është të takohesh… Në rast se shoh një sjellje politike që na intereson do e mbështesja pa hezitimi publikisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular