BallinaKryesoreÇështja e vulës së PD?- Ish Presidenti: Gjykata e Larte duhet te....!...

Çështja e vulës së PD?- Ish Presidenti: Gjykata e Larte duhet te….! Mes Berishës dhe Bashës, zgjedh…

spot_img
spot_img

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se Gjykata e ka të vështirë të zgjedhë mes trinomit Berisha-Basha-Bardhi, sa i përket çështjes së vulës për Partinë Demokratike.

Topi tha nga studio e News 24, se krahas problemeve të politikës dhe PD-së, një tjetër difekt i madh është ai me pushtetin gjyqësor, i cili sipas tij, me vonesat në dhënien e verdiktit po i jep mundësi aludimeve se komandohet nga pushteti politik.

Bamir Topi: Çështja ka shkuar aty që Gjykata e ka vështirë të zgjedhë mes tre B-vë. Berisha-Basha-Bardhi. Këtë po e them me sarkazëm.

Mirë politika ka probleme, mirë PD ka probleme pa fund, sa unë u kam kërkuar të arshivojnë emrin dhe historinë e PD. Janë të zotë? Të krijojnë një sigël tjetër!

Nuk e bënë, edhe janë këtu ku janë.

Por kemi një difekt të madh me pushtetin gjyqësor. Ende kemi njerëz të pavendosur për të dhënë verdiktin një orë e më parë.

Kur ke njerëz të tillë që nuk bëjnë vendimmarje por e shtyjnë, i japin gojë aludimeve se segmenti gjyqësor komandohet nga pushteti politik.

I pyetur për përfshirjen e tij në politikë dhe në linjën me kreun e PD-së Lulzim Basha Topi tha se në binomin Berisha-Basha do të mbështesë këtë të fundit.

Bamir Topi: E inkurajoj sepse ka nevojë për zëra të tjerë.

Aty nuk ke shans për të mbështetur, se aty ose do gjuash në karrige, ose do hash ndonjë karrige kokës. Situata është tepër e rëndë. Situata që shihet në Parlament, është tepër e rëndë.

jam shumë i interesuar për politikën, sepse është politika për vendin tim.

Do i sugjeroja atë që është e vështirë ta bëjë.

Njerëzit që realisht mund të mbështesin Bashën do të shtoheshin në numër, vetëm në rastin kur të bëjë transparencë të plotë të marrëdhënieve me Berishën në kohën e vendimmarjeve të mëdha politike.

Në binomin Basha – Berisha unë sigurisht do mbështes Bashën, por është koha e një trajektoreje të përfunduar, dhe është koha që një politikan ndonëse ka bërë gabime ka mundësi të gjenerohet por jo i vetëm. Duhet të krijojë ekip, të krijojë bindje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular