BallinaKryesoreJavë e "nxehtë" politike/ E hëna nis me 5 Komisione, Rithemelimi paralajmëron...

Javë e “nxehtë” politike/ E hëna nis me 5 Komisione, Rithemelimi paralajmëron sërish bllokim të punimeve! Plani “B” i PS dhe çfarë do të ndodhë me të përjashtuarit

spot_img
spot_img

Java që vjen pritet të jetë e nxehtë politikisht. Ditën e hënë axhenda parlamentare është tepër e ngjeshur me 5 komisione, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Por, ashtu edhe si dy javët që kemi lënë pas, nuk pritet të ketë normalitet, pasi opozita e Rithemelimit drejtuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë që të zhvillohen seanca normale, deri siç thonë ata në rikthimin e kushtetueshmërisë.

Javë e "nxehtë" politike/ E hëna nis me 5 Komisione,

Deputetët e Rithemelimit thonë se nuk do të ketë normalitet parlamentar derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre: 1-Ngritja e Komisioneve Hetimore; 2- Zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore; 3-mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD.

PLANI “B” I PS

Java që nis nesër është e treta radhazi, ku punimet e kuvendit nuk zhvillohen normalisht, ndërsa opozita thotë se aksionin e saj do ta përshkallëzojnë edhe më shumë.

Por ashtu siç ndodhi edhe javën që lamë pas, Partia Socialiste ka gati një plan “B”, atë të mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR

Kujtojmë që tre deputetë të Rithemelimit u përjashtuan me 10 ditë nga jeta parlamentare për shkak të trazirave në seancën parlamentare të 2 Nëntorit.

Vendimi u mor nga Komisioni i Etikës për deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Masa e përjashtimit për 3 deputetët ishte kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë nga dita e nesërme me aksionin e tyre, qëndrimin e mazhorancës, por edhe me ligjvënësit demokratë, të cilët janë përjashtuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular