BallinaLifestyleUeda dhe Arlind fitojnë Love Island Albania. Ja çfarë ndodhi natën e...

Ueda dhe Arlind fitojnë Love Island Albania. Ja çfarë ndodhi natën e spektaklit sonte

spot_img
spot_img

Ueda dhe Arlindi janë fituesit e edicionit të parë të Love Island Albania që mbylli siparin në ekranin e televizionit Klan.

Përveç dashurisë që gjetën tek njëri-tjetri, ata fituan edhe çmimin e madh prej 50 mijë Eurosh.

Në vend të dytë u rendit Amadea dhe Haris, ndërsa në vend të tretë Erida dhe Aleksandros.

Ndërkohë që Aisha dhe Everaldo ishin çifti i parë që u skualifikua nga vota e publikut.

Nata finale dhuroi shumë surpriza dhe emocione, teksa Aleksandros dhe Erida i deklaruan njëri-tjetrit dashurinë, ndërsa Arlindi i dha unazën e fejesës Uedës.

Ndërkohë që personazhe të njohur të artit dhe sportit u bënë pjesë e spektaklit duke shprehur mbështetje për çiftet e preferuara.

Debatet mes çifteve nga vila në Palasë u transferuan edhe në studion e dashurisë që ishte krijuar enkas për finalistët në ambientet e televizionit Klan.

Përfundon kështu pas më shumë se dy muajsh rrugëtimi i edicionit të parë i Love Island Albania, formatit më të ndjekur për momentin në të gjithë botën, që për herë të parë në vendin tonë u soll nga Televizioni Klan.

Ueda zgjedh dashurinë dhe ndan çmimin e madh me Arlindin!

Çifti fitues i edicionit të parë të Love Island Albania është Ueda dhe Arlindi.

Ata kanë në duar zarfin prej 50 mijë Eurosh. A do e ndajnë ata me njëri-tjetrin?

Ata zgjedhin nga një zarf secili dhe Ueda ka zarfin me 50 mijë Euro ndërsa Arlindi zarfin me 0 Euro.

E pyetur nga Luana nëse ajo dëshiron ti ndajë paratë më Arlindin, Ueda u përgjigj: “Unë zgjedh dashurinë dhe dua t’i ndajë paratë me Arlindin”!

Florian Marku surprizon Harisin dhe Amadean me një videomesazh, familjarët u japin bekimin!

Nata finale e Love Island Albania është magjike, secili prej çifteve ka bërë betimin. Haris dhe Amadea surprizohen nga familjarët e tyre të cilët kanë ardhur për tu dhënë bekimin çiftit. Familjarët e Harisit dhe Amadeas janë në studio për t’i mbështetur dhe për t’u uruar fitoren atyre.

Boksieri i njohur Florian Marku sonte ka një videomesazh për të gjithë finalistët, por në veçanti për Harisin ku i uron fitore atij.

Surpriza mbyllet me Amadean teksa i këndon Harisit, këngën që simbolizon dashurinë e tyre.

Erida dhe Aleksandros eliminohen nga gara për çmimin e madh

Mesazhi i dytë ka ardhur në studion e Love Island Albania, i cili po transmetohet LIVE në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Çifti që u pozicionua në vendin e katërt ishin Everaldo dhe Aisha, ndërkohë që në vendin e tretë është Aleksandros dhe Erida, të cilët heqin dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 50 mijë Euro.

Luana Vjollca:“Vota e dashurisë ka vendosur që çifti i pozicionuar në vendin e tretë, duke iu hequr mundësin për të qenë fitues të Love Island Albania është Erida dhe Aleksandros.

I propozoi LIVE Uedës, Olti Curri: Kjo nuk është fejesë zyrtare!

Mamaja e Arlindit i dërgoi një letër Arlindit duke i shhprehur që është shumë krenare për të dhe për Uedën si gruan e tij. Arlindi i propozoi LIVE Uedës për fejesë teksa takoi njëkohësisht dhe familjarët e saj.

Dalina dhe Olti kanë komentuar këtë situatë.

Dalina: Ne kemi bërë gjykime në bazaë të sjelljeve jo në bazë të ndjenjave, nëse ata janë të lumtur kjo është shumë e rëndësishme. Sado që Arlindi të thotë i lexoj gjërat prap është pak e vështirë.

Olti: Kjo nuk është fejesë sepse Arlindi tha duhet të kem dhe prindërit e mi të pranishëm. Mendoj që është thjesht një premtim sepse Arlindi është shumë tradicional dhe nuk e pranon të fejohet pa prindërit prezent.

Videomesazhi emocionues i nënës, Arlindi i propozon Uedës në studio!

Një tjetër moment emocionues në finalen e Love Island Albania, e cila po transmetohet LIVE në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Ueda dhe Arlind një nga çiftet pretendent për çmimin e madh kanë marrë një surprizë. Në momentin që familja e Uedës mbërrin në studio Arlindi ka nxjerr një unazë fejese dhe i ka propozuar në studio.

Ueda ka marrë mbështetjen nga kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ndër të tjera në ai thotë: “Një urim të veçantë për Uedën, si thotë edhe një shprehje e moçme Shkkodrane’me ken Shkodran të tana i ban’. “

Pas Uedës ka qenë Arlindi ai i cili ka përjetuar emocione të forat. Ai është surprizuar nga nëna  e tij dhe ka shpërthyer në lot. Në pamundësi për të qenë e pranishme në studio, e ëma i ka dërguar këto fjalë nëpërmjet këtij videomesazhi:

“Arlind shpirt i mamit dhe babit, je jeta jonë çdo ditë e më shumë e ndjejmë mungesën tënde. Mezi presim që të kthehesh sepse e ndjejm mungesën tënde. Ti njohe një vajzë të urtë t ëbukur, të edukuar të cilën ne  e duam shume dhe ajo është Ueda jonë. Dëshira jonë si prindër ka qenë studimi dh enjë nuse shqiptare. Ti sot ke arritur gjithçka me forcat e tua, dëshirën e parë ke vite që e ke plotësuar. Tani është koha që të na vish çift, por fol me prindërit e saj që tri bëjmë gjërat sipas zakonit. Mirëardhshi bashkë dhe të uron mami fitore.”

Çifti i parë finalist që lë garën, Olti Curri: Ju keni fituar dashurinë e njëri-tjetrit

Finalja e Love Island Albania po transmetohet LIVE në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. Çifti i parë finalist që eliminohet sonte për shkak që ishte çifti më pak i votuar dhe më pak i pëlqyer nga publiku janë Aishah dhe Everaldo.

Ata ndodhen në studion e Love Island Albania ku flasin për rrugëtimin, eksperiencën dhe emocionet që morën nga Love Island Albania.

Everaldo: Faleminderit për këtë mundësi që patëm për të arritur deri në finale.

Aishah: Jam shumë falënderuese publikut që na ka votuar për të arritur deri këtu.

Olti: Ju jeni një çift shumë i bukur dhe i edukuar, edhe pse nuk kanë krijuar shumë ndjekës, ju keni fituar dashurinë e njëri-tjetrit.  

Aisha dhe Everaldo çifti i parë që eliminohen nga gara për çmimin e madh

Nata finale e Love Island Albania na ka dhuruar mjaft emocione, çiftet finaliste janë Aisha-Everaldo, Aleksandros-Erida, Ueda-Arlind dhe Haris-Amadea.

Drejtuesja e ‘reality show’-t, Luana Vjollca ka treguar se ka ardhur momenti i çiftit të parë të eliminuar nga gara për çmimin e madh prej 50 mijë Euro.

Luana Vjollca: Votat e dashurisë kanë vendosur që çifti më pak i votuar dhe që penalizohet automatikisht nga çmimi i madh prej 50 mijë Euro, është Aisha-Everaldo.

Komenti i Arlindit për marrëdhënien e Harisit dhe Amadeas, Dalina: Tërheqja seksuale është e rëndësishme në një lidhje!

Finalja e Love Island Albania po transmetohet LIVE në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. Arlindi ka komentuar marrëdhënien e Harisit dhe Amadeas duke i cilësuar që kanë vetëm tërheqje seksuale dhe jo diçka më shumë me njëri-tjetrin.

Dalina ka komentuar: Unë nuk e kuptoj se pse luftoni sikur kjo gjë është e gabuar sepse mes një çifti duhet të ketë patjetër tërheqje seksuale. Arlind ti je rritur në Gjermani, në një prej vendeve më liberale dhe nuk ke pse jep mesazhe të tilla. Atje bëhen formate nga më të ndryshmet ndërsa ti paragjykon të tjerët, madje the që po ruajmë lekët për dasëm ndërkohë që ke vetëm një muaj që njihesh me Uedën. Lidhjet nuk mund ti krahasosh dhe të quash tënden më të mirë se të tjerëve.

Arlindi: Unë po quaj veten më të mirë se të tjerët por për mua është shumë e rëndësishme sepse dua që vazja që dua të kem në shtëpi të jem shumë krenarë për të.

Pas propozimit romantik për Eridën, Aleksandros merr surprizën e papritur nga Anxhela Peristeri

Nata finale e Love Island Albania është e mbushur plot me surpriza dhe të papritura. Aleksandros dhe Erida ishin çifti i vetëm finalist që nuk ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe Aleksandros i bëri një propozim LIVE Eridës.

Aleksandros: Dua ta falënderoj Eridën pasi ka nxjerrë një Aleks që as unë nuk e besoja. Unë dua të të bëj një pyetje, a do të bëhesh e dashura ime?

Erida: Mua nuk më interesojnë fare fjalët më intereson vetëm ti.

Aleksandros i këndon Eridës këngën e tij të preferuar greke. Teksa ai këndon Anxhela Peristeri vjen surprizë dhe këndon LIVE për çiftin.

“Të gjithë ishullorët ishin të ftohte me çiftin Denis-Xhesika”, Olti Curri tregon marrëdhënien e tensionuar

Mbrëmja finale e Love Island Albania, e cila po transmetohet LIVE në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës na ka dhuruar mjaft emocione dhe deklarata të forta dashurie.

Opinionisti Olti Curri ndër të tjera është shprehur se ka vënë re që ishullorët e tjerë nuk i  kanë qëndruar pranë çiftit Denisa-Xhesika dhe kjo i ka bërë përshtypje.

Xhoana e cila në atë moment po komentonte çiftin Arlind-Ueda u shpreh se nuk ka qenë prezente dhe se nuk kishte asnjë hatërmbetje me çiftin Denis-Xhesika.

Pjesë nga biseda në studio

Olti: Me sa pashë kur po qëndronim jashtë më herët, asnjë nga ishullorët e tjerë nuk u afrua te çifti Denis-Xhesika, se di pse keni pasur ndonjë hatërmbetje?

DenisiJo, nuk kemi pasur, por ne na mjafton ngrohtësia e njëri-tjetrit.

Xhesika: Ishin të tjerët që ishin të ftohtë ndaj nesh, ne ishim në rregull.

Pas kërcimit romantik, Aisha merr surprizën emocionuese nga nëna e saj

Aisha dhe Everaldo në një kërcim si nuk i kemi parë më parë, një surprizë i emocionon

Finalja e Love Island Albania e cila po transmetohet LIVE nën drejtimin e Luana  Vjollcës,  është e mbushur me surpriza dhe emocione.

Pas problemit shëndetësor që ka pasur Everaldo e kishte lënë pas dore kërcimin, por sonte ai na surprizën të gjithëve. Çifti Aisha-Everaldo ma kanë befasuar të gjithë me kërcimin që na dhuruan.

Gjithashtu edhe për ta ka një surprizë nga njerëzit e tyre më të dashur dhe në momentin që çifti po kërcejnë një tango nën muzikën e violinistes, Albana Lek, pas përfundimit të kërcimit  vendoset me audio zëri i së ëmës së Aishës, e cila i uron asaj më të mirat dhe se ndihet shumë e lumtur për të.

Mes emocioneve ajo futet në studio dhe takon Aishën me Everaldon.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se:“Everaldo dhe Aisha janë një çift i bukur dhe shumë i veçant dhe ndihet shumë mirë që i takoi.”

A do i ndajnë paratë çifti fitues, Dalina: Do i ndajnë që të mos dalin keq në kamera!

Çifti që do të triumfojë sonte do të fitoj çmimin e madh prej 50 mijë eurosh. Çifti fitues do të ketë 2 zarfe të ndryshme, vetëm njëri prej tyre do të ketë zarfin me para dhe duhet të vendosë nëse do i ndajë paratë me partnerin apo jo.

Luana pyet opinionistët nëse do t’i ndanin paratë apo jo.

Dalina: Erida ka një lloj sinqeriteti që mua më pëlqen. Ata janë treguar të gjithë të kujdesshëm në betimet e tyre.Mund të jetë dëshira e brendshme për të marrë 50 mijë euro por unë besoj që do i ndajnë paratë me njëri-tjetrin sepse nuk duan dhe të dalin keq tek publiku.  

Olti: Erida është shprehur që ka motrën e vogël për ta shkolluar dhe hapi ‘Only Fans’ për të fituar më shumë para. Ata të gjithë vinë nga emigrimi dhe janë rritur me vështirësi, askush s’ka thënë që vinë nga një jetë luksoze me makina të shtrenjta. Ata të gjithë kanë patur vuajtje në jetë.

Me fjalët më të bukura të dashurisë, çiftet e Love Island Albania përballë njëri-tjetrit në ‘Altar’

Finalja e Love Island Albania po transmetohet LIVE mbrëmjen e sotme në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Katër çiftet finaliste mbërritën gjatë mbrëmjes në ambientet e televizionit Klan, çiftet që janë në garë për çmimin e madh janë: Erida-Aleksandros, Ueda-Arlind, Amadea-Haris dhe Aisha-Everaldo.

Çiftet finaliste janë rreshtuar të gjithë përballë njëri-tjetrit në një vend të posaçëm që është quajtur ‘Altari’, ata i kanë kushtuar fjalët më të bukura njëri-tjetrit.

Aleksandros:Erida ti vajzë e çiltër gazmore, afrimiteti me ty më ka bërë të ndihem më vetëvetja dhe ti nxjerr në pah një Aleks që është vetvetja. Je pjesa më e rëndësishme dhe më ke bërë të ndihem shumë mirë. Dua që kjo ndjenjë të jetë e bukur dhe jashtë. Të kërkoj falje nëse ta kam lënduar, por ta bëj me dije sepse ti je ajo që dua. Faleminderit që je këtu, sepse ti meriton gjithçka.

Erida:Më kujtohet kur të pashë për herë të parë në televizion një djalë i mbyllur që më bëri përshtypje. Çmendem me sytë etu kur çdo mëngjes më puth. Ndihem me fat që të njoh në të gjitha dimensionet. Ka kohë që askush smë ka bërë të ndihem si ty, me ty ndiej flutura në stomak. Je unik dhe e ardhmja ime. Unë të kam fituar ty dhe nuk kam nevojë për asgjë tjetër.

Haris:Amadea, nuk jam i mirë me fjalë por për ty bëj gjithçka. Më ka humbur mendja kur të kam parë për herë të parë. Kemi pasur probleme, por kur sytë e mi shohin të tut duket sikur kam një jetë me ty. Zemra jeme të dua fort, po dua të jem princ dhe ti je princes.

Amadea:Haris Naman që prej ditës së parë kam kërkuar një djalë ,e babyface, ti ishe ai që unë doja. Takimi ynë i parë ishte ai që vendosi gjithçka. Kemi pasur folenë më të bukur të dashurisë me djalin që unë ëndërroja. Haris dua të ndaj çdo eksperiencë me ty. Lotët nuk më linin të flisja, jashtë na presin shumë surpriza të bukura.

Everaldo:Në momentin që ti ke shprehur pëlqim për mua kam dashur të të kem pranë. E dija që të doja e kaq më mjaftonte. Paqja që ndjej kur jam me ty është ajo çfarë unë kam kërkuar. Dita ime merr kuptim kur ti qesh Aisha, energjia jote më bën njeri më të mirë. Ti je dhurata më e bukur me të cilin zoti më ka dhuruar, ndoshta nuk jam i mirë me fjalët por zemra ska nevojë për shkronja. Nga zemra të dua.

Aisha:Dashuria jote zhduki frikrat e mia, dashuria ime rritet kur ishim bashkë, nuk do ta harroj atë ditë të bukur tetori kur vallëzonim me detin dhe dashuria mori jetë.

Të dua për sup[ortin që iu jep njerëzve, vendosmërinë, besnikërin. Për herë të parë kam një partner që mund të kaloj gjithçka. Të premtoj që do të dua familjen tënde dhe do të krijojmë momente të bukura bashkë. Unë do të të dua gjithmonë.

Arlind:Ueda ime  e vogël je ti që po i jep jetës sime dritë dhe pozitivitet. Krenar që je një vajzë si unë e kam ëndërruar. Shkëlqimi yt ka ndriçuar qiellin tim, je frymëmarrja ime. Lumturia jote është lumturia ime. Buzëqeshja jote dhe shkëlqimi i syve të tu nuk do të venitet deri sa unë të kem jetë.

Ueda:Kam kërkuar një person që më lexon pa fjalë dh eatë e gjeta te ty. I adhuroj mëngjeset me ty, mënyra se si ti kujdesesh për mua. Dashuria nuk ka nevojë për shumë shpjegime, të premtoj që do të jem me ty gjithmonë. Kam pritur gjatë që të kish anjë person afër zemrës, faleminderit për të gjitha. Jam krenare për personin e  fortë që je. Faleminderit për të gjitha dhe premtoj gjithë jetën. Të dua me gjithë zemrën time mor të marrsha të keqen dhe pse të keqen nuk ke hiç.

Luana bën hapjen e finales së madhe, çiftet finaliste zhvendosen nga vila e dashurisë në Tv Klan

Love Island Albania spektakli më i madh i dashurisë, na ka shoqëruar për 10 javë me episodet ditore në orën 18:20 dhe me ‘Prime’ çdo të dielë mbrëma në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës, në Tv Klan.

Sonte 4 çiftet finaliste do të triumfojnë dashurinë, nga vila e dashurisë ata janë zhvendosur në Tv Klan për të mbyllur rrugëtimin e tyre.

Në vilën e dashurisë ishin orët e fundit për ishullorët dhe djemtë pritën për herë të fundit partneret e tyre, ishullorët hynë vetëm në vilë por tani dalin çift.

Luana Vjollca drejtuesja e programit bën hapjen e natës finale.

Luana: Ja dolëm që për 10 javë të mbajmë si kryefjalë dashurinë.

Opinionistët, Olti Curri dhe Dalina Buzi, na kanë shoqëruar që prej nisjes së spektaklit me batutat, kritikat dhe opinionet e tyre të sinqerta për ishullorët. /tvklan.a

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular