Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një deklaratë për mediat, ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra me vendim qeverie kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hilaj.
Vendimi erdhi pas trazirave të djeshme në KZAZ në Bushat, sqaroi ai.
“Incidenti i mbrëmshëm nuk mund dhe nuk do të cenojë aspak integritetin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen në të gjithë vendin, në pajtim të plotë me Kushtetutën, me Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin e vendit, si edhe me mbështetjen e vendosur të partnerëve strategjikë të Shqipërisë. Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit, të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr. 6, të realizuar nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do të ketë cilido, që autoritetin e Kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet, duke i kthyer apo lejuar punonjësit e Bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare”, tha.
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2019/06/28/qeveria-shkarkon-nga-detyra-kryebashkiakun-e-djathte/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2019/06/28/qeveria-shkarkon-nga-detyra-kryebashkiakun-e-djathte/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 69436 more Info on that Topic: startnews.news/2019/06/28/qeveria-shkarkon-nga-detyra-kryebashkiakun-e-djathte/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/06/28/qeveria-shkarkon-nga-detyra-kryebashkiakun-e-djathte/ […]
Comments are closed.