BallinaSportE bujshme/ E ka takuar Auzilio, Interi bën gati ofertën për mesfushorin...

E bujshme/ E ka takuar Auzilio, Interi bën gati ofertën për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

spot_img
spot_img

Interi e ka nisur sezonin me nota të shkëlqyera, si në Europë ashtu edhe në Serinë A. Skuadra e Inzagit në fakt po arrin rezultate të shkëlqyera, aq sa është bërë kandidati numër një për të fituar titullin.

Who is Aberdeen's potential new signing Ylber Ramadani and what does he offer? - Aberdeen Live

Në fakt, gjatë verës dyshja e përbërë nga Bepe Marota dhe Piero Auzilio larguan fytyra të rëndësishme si Onana, Lukaku, Brozoviç dhe Shkriniar, duke u lënë vend elementëve më pak të zellshëm nga ana mediatike, por që po japin rezultat.

Një prej tyre së fundmi është edhe Ylber Ramadani, i cili është një ndër surprizat e Leçes këtë sezon dhe gati për t’u afruar te zikaltrit. Mesfushori ishte një tjetër intuitë e drejtorit Korvino të Leçes që e bleu për 1.2 milionë nga Aberdini. Ndaj puna e Auzilios ka çuar për një interesim për mesfushorin e Kombëtares, gjë që e ka konfirmuar vetë ai në një prononcim për “Analizë kuqezi”, ku pohon se menaxheri i tij është takuar me drejtorin e Interit në Tiranë gjatë ndeshjeve të Kombëtares.

Ndërkohë, sipas “ilromanista.it”, Auzilio po tenton një marrëveshje me kosto të ulët dhe po përgatitet për një ofertë drejt Leçes, që me paraqitjet e fundit të Ramadanit, vlera është rritur, por me më pak se 10 milionë euro klubi milanez do të mund të sigurojë kontratën e tij. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular