Një ditë pas kaosit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit edhe sot pritet që të ketë tensione me deputetët e opozitës, të cilët prej javësh nuk kanë lejuar punimin e mbledhjeve.
Ditën e sotme janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare, ku fokusi i diskutimit do të jetë projektbuxheti 2024.
Pas kaosit që deputetët demokratë kanë krijuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e djeshme, Partia Socialiste për të shmangur përplasjen me deputetët e Sali Berishës ka zhvendosur mbledhjet e komisioneve online.
Kujtojmë që sot ne ambientet e jashtme te Kryesise se Kuvendit ka prezence te shtuar te Gardes.
Komisionet që do të mbahen sot
Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit Ora:10:00
Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:11:30
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:12:30
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00