Një 57-vjeçare është gjetur e vertëvarur pranë banesës nga familjarët e saj
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Katund i Ri në Elbasan ditën e djeshme (6 nëntor). Raportohet se 57-vjeçarja me iniciale Sh. S, se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 06.11.2023, në fshatin Katund i Ri, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, në afërsi të banesës, shtetasja Sh. S., 57 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.