BallinaKryesore“S’jam notere e marrëveshjes së karrigeve”- Açka akuzon PS-në dhe deputetët e...

“S’jam notere e marrëveshjes së karrigeve”- Açka akuzon PS-në dhe deputetët e Berishës për ‘puç fashist’: Ishte skenar i parapërgatitur

spot_img
spot_img

Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka ka hedhur akuza për një marrëveshje “djallëzore” mes palëve për të bllokuar zhvillimin e mbledhjeve.

Duke iu referuar ngjarjeve të ditës së sotme, kur deputetët e opozitës bllokuan sërish mbledhjen e komisionit, Açka thotë se nuk është noterë e marrëveshjes së karrigeve.

“Dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh”, shkruan Açka.

Reagimi i plotë i Flutura Açkës:

Unë nuk jam Notere e “Marrëveshjes së Karrigeve”, por Kryetare e Komisionit për Edukim, znj. Kushi!

Puç i RI fashist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Kinse, dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh.

Asnjë përqarje ankuese nuk e përligj mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të paracaktuar për të filluar sot nē orën 13.00.

Skenari ka qenë i parapërgatitur (mes palëve në interes) qysh mbrëmë. Unë duhet vetëm të vija firmën, t’ua legjitimoja “Marrëveshjen e Karrigeve”.

Ja ora kur jam njoftuar për skenarin e parapërgatitur.

Sot, ora: 11.47

Nga e dinin këta mbrëmë se ç’do të ndodhte sot?! Qëllimi ka qenë i qartë: Kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024.

Unë e denoncoj publikisht këtë marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular