BallinaSocialeMalësia e Gjakovës djepi i qytetërimit Iliro-dardano-arbëror!

Malësia e Gjakovës djepi i qytetërimit Iliro-dardano-arbëror!

spot_img
spot_img
Nga Azgan Haklaj
Malësia e Gjakovës djepi i qytetërimit Iliro-dardano-arbëror!
Mora pjesë me kënaqësi në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Tropojë në Muzeumin e Malësisë së Gjakovës e cila i dha titullin “Qytetar Nderi” z Arbër Hajdari.
Pas drekës së organizuar nga Fundjava Ndryshe në restorantin Avdi Rexha ku morën pjesë shumë të ftuar nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, miku im i çmuar, njëri prej simboleve të drejtësisë shqiptare z Shkëlqim Hajdari shprehu deshirën për të njohur nga afër historinë e Gashit të Gurit.
Me kënaqësi ia rrëfeva historinë e lavdishme të Gashit dhe Malësisë së Gjakovës mikut tim në ditën e nderimit të djalit të tij, Arbërit.
Kryefjalë dhe kallzues i historisë së malësisë, pikëprerjes iliro-dardane, djepit të eposit të kreshnikeve që ngjizi identitetin arbëror i thashë prokurorit legjendë është mikpritja dhe qëndresa në shekuj.
Kushtetuta e parë shqiptare, panballkanike, paneuropiane, Kanuni i Lek Dukagjinit ka preambul’ postulatin:
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” vëllai im.
Pjetër Shpani, Prijësi i Gashit me katër djemt dhe Lek Dukagjini me të jatin Palin dhe xhaxhain Nikollën ishin pjesëmarrës dhe shumë aktiv në Kuvendin Historik të Lezhës organizuar nga simboli kombëtar dhe shtetëror i shqiptarëve Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.
Pjetër Shpani dhe Lek Dukagjini u bënë atkohë për heroin tonë si dy krahët e shqipes.
Kur mbylli sytë e kaloi në amshim Heroi ynë kombëtar Skënderbeu i’a la amanet Arbërinë Lek Dukagjinit, i cili e mbajti me përkushtim deri në fund të jetës së tij amanetin e Moisiut tonë.
Para 1 viti Arbëri dhe Vlera, bija e Devollëve të Rrafshit të Dukagjinit e ripërtërinë lidhjen shpirtërore iliro-dardano-arbërore.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular